Është kaluar për gjykim nga Gjykata e Posaçme dosja e grupit të Talo Celës, të cilët akuzohen për dy ngjarje kriminale me 4 viktima.
Mësohet se në gjykim ka kaluar dosja për Besian Xhixha, Enver Diva, Altin Ndoci dhe për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Klevis Alla.
Për të pandehurit Talo Cela dhe Nuredin Dumani gjykata pezulloi me një vit çështjen, për shkak se ata ende nuk janë arrestuar.
Të pandehurit akuzohen për vrasje e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia dhe Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia.