Aktualitet

Pezullimin i mjekut të QSUT,Rama:Ka pasur denoncim nga drejtori i spitalit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:14 - 13/02/21 |
Doriana Çepunaj

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me çështjen e mjekut të pezulluar të QSUT, Edvin Prifti, pasi këtij të fundit iu gjetën në banesë një shumë e madhe parash, pas përgjimeve në Gjykatën e Krujës. Kreu i qeverisë deklaroi se për mjekun ka pasur një denoncim edhe nga drejtori i QSUT-së.

“Bashkë me gjykatësen, u arrestua edhe një mjek, që ju gjetën në shtëpi paratë e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin, kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë dhe faktikisht në rastin e mjekut ka pasur një denoncim të cilin e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem, të cilin tha shikojeni nuk jam unë që ta provoj por shikojeni është nuk është.

Kështu gjërat fillojnë dhe vijnë hap pas hapi, nuk ka formula magjike, asnjë mundësi që gjërat të bëhen në kohën e nevojshme dhe mbi të gjitha pa vetëdijen që nuk bëhet dot ajo që s’është bërë me vite e vite duke përsëritur të njëjtën gjë. Sa herë të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të tjera”- tha Rama.

Më herët prokuroria kërkoi arrest me burg për mjekun, ndërkohë që pritet përfundimi i seancës gjyqësore. /Opinion.al

Pas