Qeveria holandeze ka reaguar pas votimit në parlament për rikthimin e vizave me Shqipërinë.
Në qëndrimin e saj zyrtar qeveria holandeze shprehet se po mendon hapat e tjera që do të ndërmerren, ndërsa thekson se qytetarët mund të udhëtojnë ende drejt holandez me një pasaportë biometrike
“Qeveria po mendon për hapat e radhës që do të ndërmarrë. Për momentin, regjimi i vizave do të jetë i njëjtë për qytetarët shqiptarë: të gjithë shqiptarët me një pasaportë biometrike mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa vizë për një maksimum prej 90 ditësh brenda një periudhe prej 180 ditësh”, thuhet në deklaratën e qeverisë holandeze.
LEXO EDHE: Votimi në parlamentin e Holandës për vizat, reagon Ministria e Jashtme
Më herët, reagoi ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, e cila theksoi se gjithçka do të vendoset në PE dhe se pretendimet e parlamentit holandez nuk mbështeten në fakte, pasi krimi dhe emigrimi i shqiptarëve ka pësuar rënie./ Opinion.al E.Xh.