Çështja e pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra po shqyrtohet këtë të martë në Gjykatën Kushtetuese. Pas kolegji nuk pati unanimitet për kalimin apo jo në seancë, çështja ka kaluar në mbledhje gjyqtarësh, ku do të vendoset nëse ankimi i Kryeministrit do të do të shqyrtohet në themel, ku një nga kërkesat e para që kërkon zgjidhje, është rrëzimi i masës së sigurisë të pezullimit të Belinda Ballukut.
Me firmë të kryeministrit Edi Rama, më 21 nëntor Këshilli i Ministrave çoi për apelim në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministre. Katër janë kërkesat e qeverisë, që si fillim kërkon nga “Kushtetuesja” të ndajë se ku fillon e ku mbaron “pushteti i drejtësisë” nga njëra anë dhe “pavarësia e ekzekutivit” nga tjetra.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të shtunën më 22 nëntor të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit të saj, pas marrjes së pandehur nga ana e SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
Ndërkohë Balluku ka ankimuar të martën në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimin e Shkallës së Parë për pezullimin e saj dhe masën tjetër të sigurisë, atë të “daljes jashtë vendit”. Në Apel, Balluku kërkon prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe shfuqizimin e masave të caktuara ndaj saj.















