Sport

Pezullime në radhët e Tiranës dhe Bylisit për miqësoret para kampionatit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:34 - 31/10/20 |
Al Do

Një ditë para kthimit të ekipeve të Superiores në fushën e blertë, Tirana dhe Bylis kanë humbur disa lojtarë titullarë si pasojë e pezullimit.

Komisioni i Disiplinës ka dënuar 4-5 ndeshje 3 lojëtarë, 2 të Tiranës dhe një të Bylis për ndeshjet miqësore që këto ekipe kanë zhvilluar.

Konkretisht, janë dënuar me nga 4 ndeshje lojtarët e Tiranës, Agustin Torrasa dhe Idriz Batha për incidentet me arbitrin gjatë ndeshjes Tirana-Laçi.

Gjithashtu për goditje me shkelm të kundërshtarit është dënuar me 5 ndeshja pezullim dhe lojtari i Bylis, Qudus Abiodun Laëal.

Vendimi i Disiplinës ka ngjallur disi polemika për faktin se ngjarjet e ndodhura në ndeshje miqësore gjatë kohës që futbolli ishte në bojkot.

Por komisioni i ka konsideruar ato miqësore zyrtare pasi klubet kanë kërkuar arbitra nga FSHF.

Vendimi mbështetet në rregullore për episode të rënda disiplinore./ Opinion.al

Pas