Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Petrit Vasili shpërthen kundër Ramës: Je peng interesash të errëta

2018/02/24 at 5:24 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
LSI apel Ramës: Prano paketën McAllister. Kthejmë edhe postin e Presidentit

Me anë të një statusi në Facebook, Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai e ka sulmuar për qëndrimet e tij ndaj politikave të jashtme ku thekson se orientimi strategjik i Shqipërisë drejt SHBA dhe BE është tronditur thellë.


Postimi i plotë

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama sa i takon qëndrimeve në politikën e jashtme. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se orientimi strategjik i Shqipërisë drejt SHBA dhe BE është tronditur thellë. Por ai thekson se shqiptarët do ta refuzojnë me çdo mjet një gjë të tillë.

Orientimi strategjik i Shqipërisë drejt SHBA-BE i tronditur thellë, shqiptarët do ta refuzojnë me çdo mjet.

Për shkak të një kryeministri peng interesash të errëta Shqipëria sot gjendet në ç’orientimin më të rëndë dhe të qëllimshëm strategjik dhe kombëtar si asnjë herë në këto 27 vite pluralizëm.

Orientimi strategjik madhor drejt SHBA është sot jo vetëm i dyzuar por dhe i shantazhuar. Realitete ekstraamerikane të lyera me bojën e interesave ekonomike të zymta po ju vihen në tavolinë shqiptarëve si zgjidhje më të “embla” dhe më të “këndshme” se sa sprova e demokracisë së fortë, parimore dhe të panegociueshme amerikane e cila e shëndosh Shqipërinë dhe e bën atë një realitet të qëndrueshëm politiko social.

Logjika e parave mbi demokracinë po dominon edhe marrëdhëniet me BE duke e shantazhuar edhe raportin me të.

Çdo kërkesë për vendosjen e shtetit ligjor nga SHBA dhe BE po shantazhohet nga kryeministri dhe ata që e ndjekin pas me kërcënimin shumë të rrezikshëm se “do shkojmë andej nga na japin para”, pavarësisht erës shpesh të qelbur të tyre, që natyrshëm nuk janë as dollarë dhe as euro por para të tjera gjithfarësh.

Votimi kundër Amerikës në OKB apo deklaratat e kryeministrit në Bruksel se “nuk presim gjatë BE dhe do shohim edhe alternativa të tjera” janë akte publike të një banditizmi politik që shkatërron orientimin e patjetërsueshëm strategjik drejt SHBA dhe BE dhe një alibi për të përligjur veprime tepër të errëta, që po çojnë drejt largimit nga ky orientim.

Apatitë e “çuditshme” të SHBA dhe BE në Tiranë kanë qenë një mundësi më shumë që ky destruktim strategjik i kryeministrit të bëjë udhë.

Shqiptarët janë shumë të qartë, ata kanë vetëm një bosht strategjik, që kalon nga SHBA dhe BE dhe tek vlerat fondamentale që inspirohen në Uashington e Bruksel dhe jo tek përkthimet e shtrembra lokale.
Ky kryeministër që sot rastësisht qeveris vendin dhe që e minon këtë orientim strategjik do të refuzohet me forcë dhe me çdo çmim edhe nga Shqiptari më i fundit.

Ky refuzim mbarëkombëtar ndaj këtij komunizmi “të ri” izolues të parave të pista është sot një mision i shenjtë kombëtar.

Etiketa: Petrit Vasilipolitikarama


Ju sugjerojmë

Emri/ Kush është personi që vrau gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Tiranë
Kryesore

Emri/ Kush është personi që vrau gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Tiranë

6 Tetor, 2025 4:25 pm
Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja
Kronikë

Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja

6 Tetor, 2025 3:52 pm
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Berisha: PD mbështet Florian Binajn si kandidat të opozitës për Tiranën

6 Tetor, 2025 1:43 pm
Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE
Kryesore

Samiti Brdo-Brijuni/ Begaj: Bashkëpunimi rajonal, faktor kyç për integrimin në BE

6 Tetor, 2025 11:57 am
Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën
Kryesore

Berisha pas daljes nga SPAK: Policia greke e ka përzënë Irena Gjokën

6 Tetor, 2025 10:28 am
Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar
Aktualitet

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar

6 Tetor, 2025 8:44 am
Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
Kronikë

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

6 Tetor, 2025 8:40 am
Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt
Kryesore

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

6 Tetor, 2025 8:37 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 6 tetor 2025

6 Tetor, 2025 8:34 am
I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Para
Pas ndarjes këto 3 shenja horoskopi sillen sikur ishi nuk ka ekzistuar kurrë

Pas ndarjes këto 3 shenja horoskopi sillen sikur ishi nuk ka ekzistuar kurrë

Banka e Shqipërisë: Bitcoin dhe monedhat virtuale janë me rrezik për konsumatorët

Banka e Shqipërisë: Bitcoin dhe monedhat virtuale janë me rrezik për konsumatorët

Dua Lipa intervistë për “Rolling Stone”: Luftëtarja e muzikës POP për dashurinë

Dua Lipa intervistë për “Rolling Stone”: Luftëtarja e muzikës POP për dashurinë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Belgjika synon marrëveshje me Kosovën dhe Shqipërinë për burgjet

Belgjika synon marrëveshje me Kosovën dhe Shqipërinë për burgjet
6 Tetor, 2025

Ministrja e Drejtësisë e Belgjikës, Annelies Verlinden, dhe ajo e Azilit dhe Migrimit, Anneleen Van Bossuyt, kanë nisur një vizitë...

Lexo më shumë

Emri/ Kush është personi që vrau gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Tiranë

Emri/ Kush është personi që vrau gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Tiranë
6 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës ku në Gjykatën e Apelit, gjyqtarie Astrit Kalaja u qëllua...

Lexo më shumë

Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja

Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja
6 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Një person është futur i armatosur në ambientet...

Lexo më shumë

Orban: BE po shpërbëhet, nuk duhet ta pranojmë euron

Hungaria: Ballkani, që nesër të pranohet në BE
6 Tetor, 2025

Hungaria nuk duhet ta miratojë euron, pasi BE-ja po “shpërbëhet” dhe vendi i tij nuk duhet ta lidhë fatin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com