Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së zv/ambasadorit amerikan David Muniz në një intervistë për Gazetën Shqiptare, i cili tha se korrupsioni është shumë i përhapur.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Vasili thotë se zv/ambasadori vuri gishtin në plagë, tek korrupsioni. Ai thotë se Rama nuk i dëgjon këmbanat e SHBA, ndërsa theksoi se edhe SHBA i vuri notën zero.
Reagimi i Petrit Vasilit:
Intervista e zëvendësambasadorit të SHBA-së vë gishtin në plagë.
Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon këmbanat e SHBA-së, qe foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.
Meqënëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: ZERO!
Zeroja e dytë, pas zeros që mori në Trieste, nga ku erdhi pa fituar asnjë projekt për Shqipërinë.