Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Petkoviç: Autoritetet e Kosovës duan ta tërheqin Serbinë në konflikt

2024/09/01 at 8:53 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Petkoviç: Autoritetet e Kosovës duan ta tërheqin Serbinë në konflikt

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i akuzoi autoritetet e Kosovës për “luftënxitje”, duke thënë se “misioni i tyre obsesiv” është që “ta tërheqin Serbinë në konflikt me NATO-n”.

Komentet vijnë një ditë pasi autoritetet në Kosovë mbyllën pesë institucione paralele serbe në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Sipas tyre, ato udhëhiqeshin nga Serbia dhe cenonin kushtetutshmërinë dhe ligjet e Kosovës.

Veprimi nxiti reagimin e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore, të cilat e cilësuan si “të pakoordinuar” me aleatët perëndimorë dhe me rrezik për sigurinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është “i shqetësuar me dhunën” dhe për “shkeljen e përsëritur të të drejtave të serbëve”.

Në komunikatën lëshuar mediave, Petkoviç kritikoi, po ashtu, pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në forumin e sigurisë, Globsec, që po zhvillon punimet në Pragë.

Sipas tij, është e pabesueshme që përfaqësuesit e komunitetit politik dhe akademik evropian, të mbledhur në Globsek, “tolerojnë praninë e përfaqësuesve të Prishtinës në një forum që duhet të merret me paqen dhe sigurinë në kontinentin tonë”.

Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë në nisje të këtij forumi, Osmani tha se veprimet e Kosovës për shtrirje të sovranitetit janë legjitime, por shtoi se suksesi i tyre varet nga bashkëpunimi me aleatët.

Kosova i cilëson institucionet komunale serbe në vend si të paligjshme.

Por, aleatët perëndimorë i kërkojnë asaj që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, t’i trajtojë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Për shuarjen e institucioneve paralele serbe, dy vendet kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013, por se zbatimi i saj ka ngecur.

Qeveria e Kosovës me në krye Albin Kurtin insiston tani se është duke shtrirë rendin dhe ligjin edhe në veri.

Ajo ka paralajmëruar se planifikon ta hapë për qarkullimin e makinave edhe urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, që e ndan këtë qytet në jugun e banuar me shumicë shqiptare dhe veriun e banuar me shumicë serbe.

Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR, përsëriti të shtunën se është “i përkushtuar të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin” për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë./REL

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
30 vjet pas luftës, më shumë se 11 mijë trupa të pagjetur në hapësirat e ish-Jugosllavisë! Apeli drejtuar institucioneve

30 vjet pas luftës, më shumë se 11 mijë trupa të pagjetur në hapësirat e ish-Jugosllavisë! Apeli drejtuar institucioneve

Izraeli konfirmon: Trupat e 6 pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor janë gjetur në Gaza!

Izraeli konfirmon: Trupat e 6 pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor janë gjetur në Gaza!

Zjarri në Mirditë, kryetari i bashkisë thirrje të ndërhyhet nga ajri: Situata është kritike

Zjarri në Mirditë, kryetari i bashkisë thirrje të ndërhyhet nga ajri: Situata është kritike

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com