Një 66-vjeçar ka humbur jetën sapo ra në kontakt me ujin në plazhin e Spillesë.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 12:40.
“Rreth orës 12:40, në Spille, shtetasi M. H., rreth 66 vjeç, banues në Lekaj, Kavajë,
dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.