Një persona ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa ngiste një motomjet dhe më pas është aksidentuar.
Sipas uniformave blu, shtetasi Sh.S., 71 vjeç, rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Shkodër–Koplik, me një motomjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë drejtuesi ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i motomjetit të ketë pësuar arrest kardiak dhe për rrjedhojë ka humbur jetën pasi nga dalja nga rruga burri nuk ka pësuar dëmtime.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al