Një 72-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Darëzezës, sapo ka rënë në kontakt me ujin.
Policia e Fierit njofton se gjatë ditës së djeshme, shtetasi Dh.D 72 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Siç bëhet me dije nga uniformat blu, për pasojë i moshuari ka ndërruar jetë.
“Ditën e djeshme, në plazhin e Darëzezës, shtetasi Dh. D., 72 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.