Krim Benzema vazhdon të përballet me probleme. Pas telasheve me Mathieu Valbuenan, të cilin e shantazhoi për një video seksi, tani do të largohet nga përfaqësuesja e Francës.
Euro deputetja franceze, Nadine Morano kërkoi përjashtimin e përhershëm të Benzemas pasi në sfidën Real-Barcelona ai pështyu në përfundim të ekzekutimit të himnit të Francës.
“Benzema pështyu kur Marsejeza përfundoi së ekzekutuari. Nuk e meriton të luajë më me kombëtaren, pasi ofendoi memorien e viktimave të sulmeve në Paris”, përfundoi Morano.