Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2025/06/02 at 7:12 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

“Çfarë muaji! Të gjithë do të pyesim akoma nuk kam gjetur një punë? Akoma nuk kam dashuruar?  Akoma nuk kam marrë lekë? Do të bëjmë bilancin. Akoma në jetën time më mungon një makinë, më mungon palestra, më mungon një libër, më mungon një…burrë?!”


Kështu e çeli Meri Shehu parashikimin e saj të yjeve për qershorin në programin “Rudina”në Tv Klan duke paralajmëruar një muaj me shumë pyetje e surpriza. Astrologia tha se do të jetë një periudhë reflektimi për gjërat që s’kemi bërë të cilat do të nisim t’i realizojmë. Shenjat më të ndikuara do të jenë ato kardinale: Dash, Gaforre, Peshore dhe Bricjap.

Dashuria dhe ekonomia janë temat kryesore të muajit. Data 11 do të jetë jo vetëm një hënë e plotë, por  hëna “luleshtrydhe” apo rozë që do të japë ngjyrime shumë të bukura në këto aspekte. Në parashikimin e shenjave duke i renditur nga ajo më pak te më fatlumja, astrologia zbulon edhe atë që do të përjetojë vitin më të fortë në dashuri.

Meri Shehu: Jupiteri më në fund lë shenjën e Binjakëve, kalon në Gaforre në datën 9 në darkë. Kjo do të thotë që është në një shenjë shumë të familjarizuar, nostalgjike, duam të merremi me veten dhe mbi të gjitha të familjarizohemi me të. Dikush do të thotë akoma nuk jam mrtuar? Akoma nuk kam shkuar në palestër, akoma nuk kam gjetur një burrë, akoma nuk jam dashuruar, por “akoma” nuk do të thotë që s’do t’i bëj, do të thotë që do t’i bëj në të ardhmen. Më së shumti do të fillojnë të pyesin Gaforret që s’i  kanë gjetur gjërat e tyre, kanë qenë edhe të bllokuara Gaforret këtë vit, tani fillon çlirimi i tyre, do të pyesin Bricjapët shumë, do të kenë një vit që do të flasim shumë për ta, do të pyesin  Peshoret dhe Dashët. Këto janë 4 shenjat që do të marrin një impuls shumë të madh. Në krye të të gjithëve që Jupiteri në Gaforre është në vitrinë, janë Peshoret që do të marrin pyetjen më të madhe ose referencën më të madhe në jetën e tyre. Muajin e fillojmë me Afërditën që kalon në Dem dhe është në shtëpinë e vet kështu që shenjat e tokës: Dem, Bricjap, Virgjëreshë favorizohen gjatë muajit qershor në dashuri dhe ekonomi. Në datën 11 kemi hënën e plotë luleshtrydhe në Shigjetar dhe do të shikojmë që do të ndikojë te Binjakët, Virgjëresha, Peshqit.

  1. Bricjapi

Vërtet do të jenë në vendin e 12-të sepse do ta kenë Jupiterin përballë dhe kjo do të thotë që është një këmbanë alarmi që duhet të bësh shumë gjëra. Pra jo vetëm të tjerët të të thonë që të bësh diçka, do të thirren të bëjnë gjëra, por ndërkohë ndihen edhe të bllokuar. Shumë Bricjapë do të kenë fatin që  dikush t’i zgjojë dhe futen në një bashkëpunim, martesë, punë të rëndësishme, por gjithmonë do të ndiejnë kushtëzimin e situatave sepse Jupiteri ua jep pak indirekt nëpërmjet dorës së dikujt tjetër. Këshilla është që të dashurojnë dhe investojnë ekonomikisht duke filluar nga data 6 sepse Afërdita në Dem u jep një garanci, pavarësisht problematikave, hënës së plotë luleshtrydhe që është në shtëpinë e 12-të për ta dhe nuk është shumë e prekshme pozitivisht.

  1. Dashi

Janë kënaqur deri tani me Afërditën në shenjën e tyre, Jupiterin në Binjak, duhet të kenë arritur shumë suksese. Do të fillojnë me anën ekonomike një ringritje me Afërditën në Dem, pastaj duhet të fokusohen në çështje e biznese familjare. Është një nga periudhat më të rëndësishme që duke u futur në familje do të dalin pak nga vetja e tyre. Nuk do të jenë çapkënë që çdo gjë është e tyrja, do të mendojnë për marrëdhëniet familjare. Disa Dashë do të thonë akoma nuk kam bërë një familje? Dashët duhet të merren me ekonominë. Afërdita në Dem nuk i nxjerr jashtë disa interesave të rëndësishme ekonomike dhe udhëtimeve jashtë që mund t’u japin më shumë largpamësi projekteve të tyre.

  1. Luani

Me Jupiterin në Gaforre futen në një fazë jo fort produktive, parapërgatitore dhe nuk duhet të nxitohen shumë. Marrëdhëniet familjare do të ëmbëlsohen, do të jenë më të siguruar. Jupiteri në Gaforre tregon që duhet të mendojnë për punën, për talentet, bllokimet ligjore që mund të kenë pasur, për çështje  studimore dhe kush janë kundërshtarët që s’i kanë lejuar të ecin përpara. Duhet t’u japin vëmendje ëndrrave dhe parandjenjave. Këtë muaj duhet të jenë strategjikë, të mos nxitohen dhe të hartojnë një plan, por që nuk mund të vihet në zbatim tani. Ajo që mund të jetë gur sigurie për ta është familja ose një punë e qëndrueshme që po e kapën gjatë qershorit u jep një garanci që  të vazhdojnë të ëndërrojnë për gjëra të mëdha.

  1. Ujori

Gjatë korrikut do të çlirohen dhe ëndrrat e tyre do të marrin flatra, do të përhapet lajmi për ta. Këtë muaj me Jupiterin në Gaforre do të duan të fokusohen në një punë. Puna do të jetë gjithë ky vit për Ujorët, por edhe ndryshimi i jetës së përditshme. Do të dalin nga rutina që njohin, e përditshmja, argëtimet e mëdha dhe do të  fokusohen në një punë shumë të rëndësishme ose do të kenë shumë punë për të bërë. Disa Ujorë do të detyrohen të jenë edhe me fizik të ushtruar në punë për shkak të angazhimeve. Hëna luleshtrydhe do të jetë një familjaritet i madh, shoqëri, njohje kështu që ta shohin datën 11. Të invesotjnë në çështje familjare e pune, të ndihen mirë me njerëzit e afërt ose të investojnë në një biznes familjar.

  1. Shigjetari

Vazhdojnë të kenë një ritëm të fuqishëm pune, aktivitetesh. Deri në datën 6 dashuria është pjesë e jetës së tyre dhe energjia për të rënë në sy. Do të merren shumë me çështjet ekonomike, fillon një periudhë e vërtetë ekonomike. Kjo periudhë për ta është 1-vjeçare, por do të kenë benefite të mëdha. Shanset për t’u ngritur një gradë më lart ekonomikisht do të jenë shumë të rëndësishme. Hëna e re në fund të muajit në Gaforre premton një punë të re, investim apo firmosje të re për një ngritje të rëndësishme në detyrë. Edhe ata që nuk janë marrë me ekonomi, duhet të merren me të sepse fillon periudha e vërtetë  ekonomike.

  1. Demi

Kanë qenë të strukur në shtëpinë e 12-të me Afërditën e Saturnin, kanë frikë ndarjet, borxhet, anën psikologjike dhe nga data 6 fillojnë e çlirohen. Me futjen e Jupiterit në Gaforre do të ndihen më të afruar me njerëzit, do të kërkojnë njerëzit e afërm, do të duan të bëjnë një veprimtari biznesi në tregti ose turizëm dhe do të marrin një shpërblim të rëndësishëm. Do të ndiejnë nevojën e dikujt në jetën e tyre   me hënën lulshtrydhe, do të kenë një tendencë të ëmbëlsohen disi. Të shkojnë mirë me ata që vërtet shkojnë, mos të kërkojnë gjilpërën në kashtë për gjëra që s’janë të tyret. Të merren me gjërat që u përkasin rrethit të tyre.

  1. Binjakët

Në datën 9 ikën Jupiteri nga shenja e tyre, por deri atë  ditë të lindurit në 10-ditëshin e tretë mund të kenë disa faza për të përmirësuar jetën dhe punën e tyre. Fillon çështja ekonomike, një vit i fortë që duhet ta menaxhojnë shumë mirë paranë ose të shikojnë ku del dhe të shkojnë pas saj. Jeta erotike futet në një fazë më të mbyllur, personale, më pak të deklaruar, nuk do të jetë arma e tyre e fortë në këtë  periudhë. Një marrëdhënie e bukur, e këndshme, mund të bëhet stili i jetës së tyre dhe mund ta kalojnë periudhën e verës me një flirt. Forca e Binjakëve do të jetë paraja.

  1. Virgjëresha

Me Afërditën në Dem fillon stabilizimi i madh në jetën personale dhe ekonomike. Do të hyjnë në një tren të sigurt që edhe nëse zbresin në një stacion të pamenduar, siguria e tyre ekonomike është e fortë. Pas datës 6, mund të tentojnë të investojnë, mund të blejnë, të marrin, të dashurojnë, riskojnë sepse kanë qershor pozitiv. Jupiteri në Gaforre kalon nga zenithi që u jep një panoramë të bukur dhe fat në një stad  më lart në jetën sociale, bëhen të njohur, të aprovuar dhe mund të ecin shumë mirë përpara e të marrin role drejtuese. Marrëdhëniet me Shigjetarët t’i shikojnë në kompleks, t’i qerasin me luleshtrydhe sepse i kanë goxha të intesifikuara në mënyrë shumë të mirë. Do të merren me punën që edhe duhet ta shijojnë.

  1. Akrepi

Do të udhëtojnë, do të shkojnë në një vend që do u duket familjar. Gaforrja për ta është simbol shumë i mirë për të studiuar, për martesë, iu sjell një shans të dytë në jetën e tyre në studim, në ligj, informacion, komunikim. Me hënën e plotë në Shigjetar që lidhet me ekonominë, të synojnë gjërat e bukura. Mund të mos marrin shumë lekë, por mund të plotësojnë një dëshirë të madhe. Do të kenë gjithmonë një bashkëpunëtor, një punë të rëndësishme që do t’u japë shanse.

  1. Peshorja

Mund të ishin në vendin e parë, por do të bien në sy, do të finalizojnë një punë deri në fund, do të ngrihen në karrierë, do t’u hapet një dritë jeshile edhe kur s’e mendonin. Do të shikojnë që do të arrijnë në kulmin e suksesit të tyre. Nëse pyesin pse tani, përgjigjja është fati që të vlerësohen për atë që kanë bërë më parë. Të tentojnë çdo gjë, të guxojnë. Edhe nëse flenë gjumë, fati do t’u trokasë. Hëna luleshtrydhe në Shigjetar është shumë e mirë për ta. Një mik, shok, një marrëdhënie e këndshme finalizohet.

  1. Peshqit

U erdhi koha! Shenjë e ujit, diell, det, verë, do ta shijojnë jashtë mase. Do të shijojnë shumë një punë me njerëz të këndshëm, do t’u japë ngjyra, produktivitet, do të vlerësohen dhe do të kenë fat në dashuri. Ky është viti më me fat në dashuri dhe shenja më me fat janë Peshqit. Iu ka ardhur dashuria, një njeri, punë apo libër, çdo gjë që dashurojnë, viti është i tyre.

1.Gaforrja

Kishin një vit që u parapërgatitën plane, projekte, prapaskena. Pas datës 9 bëhen shumë gjëra, shumë Gaforre do të ndiejnë dorën e fatit dhe mundësive. Do të jenë shenja më me fat e vitit. Do të na japin këshilla./tvklan.al



Ju sugjerojmë

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Brukseli bën thirrje për dialog politik
Aktualitet

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Brukseli bën thirrje për dialog politik

4 Qershor, 2025 10:31 am
Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Vrasja e Ermir Dedjas/ Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër
Aktualitet

Vrasja e Ermir Dedjas/ Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër

4 Qershor, 2025 10:17 am
Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi
Bota

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi

4 Qershor, 2025 10:05 am
Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta
Bota

Ministri gjerman planifikon të shpallë me dekret vendet e sigurta

4 Qershor, 2025 10:02 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Kryesore

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

4 Qershor, 2025 9:49 am
Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë
Bota

Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë

4 Qershor, 2025 9:46 am
Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
Kronikë

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë

4 Qershor, 2025 9:40 am
Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare
Aktualitet

Konkursi për “rijetësimin” e rezidencave qeveritare, Rama: Strukturë e re financiare

4 Qershor, 2025 9:37 am
Para
Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin pas ofensivës së re në Gazë

Britania zgjeron flotën nënujore, ja plani për ndërtimin e 12 nëndetëseve të reja

Vota e diasporës, KQZ: DHL shkeli kontratën

Vota e diasporës, KQZ: DHL shkeli kontratën

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
















TE FUNDIT

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Brukseli bën thirrje për dialog politik

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Brukseli bën thirrje për dialog politik
4 Qershor, 2025

Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian ka miratuar me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime raportin...

Lexo më shumë

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
4 Qershor, 2025

Këngëtarja e njohur britanike, Jessie J, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme....

Lexo më shumë

Vrasja e Ermir Dedjas/ Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër

Vrasja e Ermir Dedjas/ Arrestohen dy persona në Durrës, në kërkim një tjetër
4 Qershor, 2025

Pas vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja, në lagjen nr.18, Durrës policia ka arrestuar edhe dy shtetas e një tjetër u...

Lexo më shumë

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi

Japoni/ Përfshihet nga flakët një anije peshkimi, shpëtohet ekuipazhi
4 Qershor, 2025

Një anije peshkimi Iceberg, 250 milje në jug të Vladivostok-ut, në Japoni është përfshirë nga flakët orët e para të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com