U zhvillua në Bruksel më datat 25-27 prill Global Expo Seafood. Në këtë eveniment morën pjesë shumë vende të botës me shumëllojshmëri produktesh deti. Shqipëria u përfaqësua në Expo Food me produktet e Almarina, kompanisë shqiptare të mbështetur fuqishëm nga gjigandi Italian De Rossi. Ministri Panariti, i pranishëm në Expo theksoi se ishte një moment shumë i mirë për t’i treguar botës vlerat dhe veccantinë e produkteve detare shqiptare. Ministri shtoi gjithashtu se një kompani e tillë, tashmë me përmasa ndërkombëtare e nderon Shqipërinë duke e prezantuar në tregun botëror. Sipas tij suksesi i kësaj kompanie, relativisht te re bën që vendi ynë të prezantohet disi ndryshe, duke bërë që kompani të shumta të lidhin kontrata të leverdisshme me të.
Sheme Kondi, ideatori dhe drejtuesi i projektit madhështor të mbarështimit të peshkut pati rastin të prezantonte vetë kompaninë Almarina. Përvecc faktit të prezantimit të produkteve shumë të mira të bregdetit të Vlorës, Almarina, është një dorë e fortë për zhvillimin ekonomik të zonës. Këtë vit personat e punësuar nga kjo kompani e kalojnë shifrën 50. Ndërkohë Njazi Mustafa, bashkëortak në Almarina, pohoi se i është kushtuar rëndësia e duhur investimit, i cili ka sjellë efektin e duhur në zonën e Orikumit.
Niccola Rossi ka vënë re në ujrat e gjirit të Vlorës vendin ideal për të zhvilluar projektin gjigand të rritjes së koceve dhe levrekut. Në disa zona ka korrente të ujrave të ëmbla që vijnë nga thellësia, gjë kjo që e bën një vend perfekt per zhvillimin e faunës marine. Ushqimi i përdorur është ekskluzivisht Italian, me një kontroll direkt në të gjitha fazat e prodhimit.