Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Peshkopi, përplasen militantët e PDIU me të PD-së. Në incident i përfshirë dhe një polic

2017/06/21 at 10:29 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
opinion lajm i fundit

opinion lajm i fundit

Militantët e PDIU dhe PD janë përplasur pas mesnate (rreth orës 01:00) në fshatin Ushtelenxë të Peshkopisë. Policia tha se gjatë ndërhyrjes për të normalizuar situatën është konstatuar se makina e militantëve të PDIU shoqërohej nga një polic i cili tashmë është arrestuar për shpërdorim të imazhit të policisë. Po kështu po ndiqen edhe 3 persona të tjerë të përfshirë në sherr.


Demir Deda, 26 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, Punonjës Policie në Stacionin e Policisë Port-Durrës është personi që shoqëronte me fuoristradë dhe me pistoletë militantët e partisë së Shpëtim Idrizit.

Ngjarja

Rreth orës 01.00 të ditës së sotme, Policia ka marrë njoftim se në vendin e quajtur Ushtelenxë, Njësia Administrative Tomin, Bashkia Peshkopi, në rrugën e fshatit Ushtelenxë, po ndodh një konfrontim midis simpatizantëve të dy subjekteve politike.

Disa banorë të fshatit Ushtelenxë, simpatizantë të PD-së kanë bllokuar qarkullimin e dy mjeteve të PDIU-së. Banorët e fshatit dhe militantët e PDIU janë rrahur me njëri-tjetrin në rrugë.

Menjëherë, forca të shumta Policie të Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Dibër, të mbështetura nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të situatës.

Gjatë kontrollit policor, në automjetin tip ”Range Rover” që drejtohej nga polici i Portit, Demir Deda, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën ai deklaroi se e mbante me leje për shkak të detyrës si punonjës policie.

Militantët e PDIU kanë qenë me dy fuoristrada. Përveç “Range Rover” që drejtohej nga polici ka qenë dhe një automjet tjetër tip ”Land Rover”, me mbishkrime e logo të këtij subjekti politik. Aty nuk janë gjetur materiale të dyshimta, tha policia. 

Policia njofton se: U kryen veprimet proceduriale dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, ndaj shtetasve:

D.R, 36 vjeç, banues në Peshkopi.

M.Z, 27 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë

K.S, 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë.

Materialet në ngarkim të tyre u referuan si të dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, ”Prishja e qetësisë publike” dhe ”Kanosja”, parashikuar nga nenet 293, 274, 84 e 25 të Kodit Penal.

Të gjitha veprimet proceduriale janë kryer nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë Dibër.

/Opinion.al

Etiketa: fushateincidentMILITANTEPDIU-PDperleshjepeshkopipolic


Ju sugjerojmë

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona
Kronikë

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona

30 Qershor, 2026 4:01 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

30 Qershor, 2026 2:59 pm
Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
Kryesore

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

30 Qershor, 2026 2:52 pm
OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve
Bota

OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve

30 Qershor, 2026 2:24 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato

30 Qershor, 2026 2:06 pm
Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin
Sport

Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin

30 Qershor, 2026 1:52 pm
Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
Aktualitet

Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 1:48 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Gjykata Supreme zgjeron pushtetin e Trump

30 Qershor, 2026 12:52 pm
Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë
Aktualitet

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë

30 Qershor, 2026 12:22 pm
VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë
Aktualitet

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë

30 Qershor, 2026 12:17 pm
Para
Zyrtarisht në stinën e verës, sot është dita më e gjatë e vitit

Zyrtarisht në stinën e verës, sot është dita më e gjatë e vitit

Berisha përgënjeshtron Ramën, publikon investimet e bëra nga viti 2006 deri në 2013 në Berat

Berisha: Rama si Ramiz Alia, s’do mundet të futet në Parlament

Video e frikshme/Seriali i famshëm që parashikoi zjarrin e Londrës 24 vite më parë

Video e frikshme/Seriali i famshëm që parashikoi zjarrin e Londrës 24 vite më parë
















TE FUNDIT

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona
30 Qershor, 2026

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku është përplasur një minibus. Mësohet se nga aksidenti i rëndë kanë humbdur...

Lexo më shumë

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
30 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh që i ka ardhur nga një qytetar, i cili i kërkon atij të mos japë...

Lexo më shumë

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
30 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të bëjë gjithçka për të rritur investimet e huaja, me synimin për...

Lexo më shumë

OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve

OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve
30 Qershor, 2026

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rrezik të shtuar të shpërthimeve të sëmundjeve në Venezuelë, pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}