Rajoni

Peshkatari që nxori Amelian nga deti:Babai e la në ujë,shkoi të karikojë celularin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:45 - 25/08/22 |
Opi Nion

Detaje tronditëse janë publikuar nga mediat greke lidhur me vdekjen tragjike të 6-vjeçares shqiptare, e cila u mbyt më datë 23 gusht në plazhin e Korinthit në sy të babait të saj.

6-vjeçarja është pikasur nga një peshkatar nën një varkë të ankoruar dhe është transportuar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku është konstatuar e vdekur.

Ndërkohë peshkatari që gjeti Amelian e vogël ka dhënë një intervistë për televizionin grek MEGA ku ka zbuluar informacione të reja për mbytjen e  6-vjrçares.

Sipas rrëfimit të tij babë e bijë po drekonin në një restorant që ishte shumë larg nga vendi ku u mbyt Amelia e vogël.

Në rrëfimin e tij peshkatar hedh dyshime të forta duke thënë se pse babai e çoi vogëlushen 6-vjeçare në një plazh 6-7 km larg vendit ku drekuan.

“Unë nuk mund ta kuptoj se si një prind që e di se fëmija i tyre ka ngrënë, mund ta marrë atë në det për të bërë banjë. Nuk mund ta pranoj që ndërsa po hanin në një tavernë në Isthmia, ku kishte kaq shumë njerëz përreth, ai vendosi të bënte 6-7 kilometra dhe të shkonte në një plazh të largët që në atë moment nuk kishte njeri. Plazhet e tjera që ishin afër vendit ku po hante, kishin njerëz që mund të kishin ndihmuar për të shpëtuar fëmijën”, tha fillimisht ai, ndërsa siç theksoi, e gjeti fëmijën “blu” pa mundur të llogarisë se sa kohë kishte kaluar nga momenti që kishte rënë në ujë.

“Nuk mund të them se sa kohë mund të ketë qëndruar fëmija në ujë. Mund të jetë nga 20 minuta, por deri në një orë ose disa orë. Nuk mund ta them këtë. Por kur e nxora fëmijën në sipërfaqe dhe dola jashtë vajza ishte blu dhe padyshim e vdekur, gje qe me vone u percaktua edhe nga mjeket e ambulancës. Sa për mua, ajo që nuk mund të shpjegoj s është se si një baba e la fëmijën e tij në ujë, dhe shkoi të karikonte celularin për të telefonuar dhe për të kërkuar ndihmë. Pra ai nuk mund të zhytej në ujë dhe ta nxirrte fëmijën nga atje, as nuk mund të shkonte në një shtëpi aty pranë dhe të bërtiste “ndihmë”?-, tha peshkatari.

Për sa i përket rrobave që kishte veshur Amelia dhe babai i saj, peshkatari thotë se 6-vjeçarja ishte veshur me rroba dhe sandale, ndërsa ngre pyetjen si mundi babai ta fuste në det kështu?

Më tej ai thotë se jeleku shpëtues i kishte dalë, pasi nuk ishte vendosur mirë. Ndërsa ajo që i bëri pështypje të tmerrshme ishte fakti se rrobat e babait kur u kthye nga shtëpia ishin të thata.

“Si është e mundur kjo? Pasi tha qe notoi fillimisht në ujë çfarë beri ai? A shkoi ai dhe ndërroi rrobat ndërsa fëmija i tij po mbytej?’-u shpreh peshkatari.

Peshkatari ka folur gjithashtu për momentet tronditëse kur gjeti të vdekur vajzën 6-vjeçare.

Ujërat ishin të turbullta për shkak të motit, kishte dallgë. Distanca që isha nën varkë ishte 1-2 metra. Po notoja poshtë dhe shikoja lart krahët dhe këmbët e vajzës. Jo, nuk mund të jetë e vërteta po mendoja, është imagjinata ime. Afrohem edhe me shumë dhe shoh vajzën e vogël. Menjëherë dola në sipërfaqe dhe thirra gruan time që ishte në bregdet, i thashë të telefononte policinë dhe rojet shpëtuese. E kapa prej krahësh vajzën dhe e nxora në bregdet. Kur e nxora në bregdet fëmija filloi të nxjerrë ujë dhe shkumë nga goja. Villte ushqim, dukej që kishte ngrenë më parë”, tha peshkatari.

Ndaj babait të Amelias kanë nisur hetimet pasi ai akuzohet se ka ekspozuar në rrezik të miturën. Ai u arrestua nga policia greke, ndërsa më pas gjykata greke e la të lirë me kushte kufizuese.

Hetuesi dhe prokurori vendosën lirimin e tij me kufizimin e daljes jashtë vendit dhe paraqitjen e tij çdo ditë të parë të muajit në komisariat.

Pas