Një peshkatar është gjetur i mbytur në bregdetin e Semanit.
Sipas burimeve të policisë peshkatari kishte dalë mëngjesin e sotëm për të peshkuar në plazhin Seman, Fier, në grykëderdhjen e kanalit të hidrovorit Hoxharë.
Mësohet se viktima është A.M, 80 vjeç, banues në fshatin Dërmenas dhe ka qenë duke peshkuar.
Trupi i të moshuarit është gjetur nga banorët e zonës.