Një nga simbolet më të njohur të Danimarkës, veçanërisht të kryeqytetit Kopenhagën, është vandalizuar dhe kjo ka lënë të shokuar opinionin publik.
Statuja e “Sirenës së vogël”, me protagoniste personazhin e përrallës së Andersenit, është sulmuar nga të panjohur që kanë ngjitur parulla dhe shkruar të piedistali fjalinë ”Peshk racist”.
Statuja ka qenë e vandalizuar disa herë në historinë e saj, koka e saj për shembull është vjedhur dy herë në 1964 dhe 1998.
Por arsyet e shkruara të sulmit lejnë të gjithë me gojë të hapur.
“Më vjen shumë vështirë të kuptoj çfarë racizmi mund të ketë në një përrallë si ajo e Sirenës së Vogël”, thotë Ane Grum- Schëensen i qendrës Andersen.
Statuja të shumta janë tashmë objektiv i protestave antiraciste që shpërthyen pas episodit të vrasjes së afro-amerikanit George Floys në Mineapolis. /Opinion.al