Është infektuar me COVID-19 Evagjelia Veli, e cila do të përfaqësonte Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare në sportin e peshëngritjes.
Për shkak të infektimit, Veli është tërhequr nga gara. Lajmi është bërë i ditur nga vet sportistja me një foto të postuar në Instagramin e saj personal duke shkruar se nuk do të marrë pjesë në “Oran 2022”.
Veli u shpall së fundmi kampionë Europe dhe ishte gjithashtu kandidate për medalje në Lojërat Mesdhetare.