InstaBIZ

Pesë sekretet e bukurisë të Nicole Kidman para gjumit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:41 - 08/10/21 |
Opi Nion

Është gjithmonë interesante të dëgjosh mbi kujdesin e lëkurës dhe flokëve që ndjekin të famshmit. Këtë herë, është Nicole Kidman ajo që zbulon rutinën e saj të mbrëmjes, të bukurisë.

Aktorja ndau produktet e domosdoshme të bukurisë, por edhe hapat e rutinës së saj të mbrëmjes për kujdesin e lëkurës, të cilat ajo mendoi, janë më të thjeshta nga sa imagjinoni.

Nëse dhe ju doni të ndiqni një rutinë të thjeshtë, por edhe të shpejtë të bukurisë së natës, gjithçka që duhet të bëni është të mësoni 5 gjërat që ndjek Nicole Kidman çdo natë.

Pastrimi i fytyrës

Hapi i parë dhe më themelor i çdo rutine bukurie të cilën, ndër të tjera Nicole Kidman nuk e harron është pastrimi.

Vaj për fytyrën kundër rrudhave dhe vijave të holla

Aktorja pastaj aplikon një vaj në fytyrën e saj që ndihmon në zvogëlimin e skuqjes dhe inflamacionit.

Vaj flokësh

Për t’i mbajtur kaçurrelat të hidratuara dhe të shëndetshme, aktorja aplikon vajin e saj të preferuar të flokëve, më konkretisht, Philip B Rejuvenating Oil (një trajtim intensiv i flokëve dhe kokës që hidraton flokët e thatë). Ajo pastaj i mbledh të gjitha flokët në pjesën e pasme të kokës, duke krijuar një gërshet të madh.

Parfumi i saj

Para se të flej, aktorja përdor parfum. Mbase për disa mund të jetë e çuditshme por gjithsesi asaj i pëlqen të ketë aromë të mirë.

Hapi që bën diferencën: Kremi i këmbëve

“Ndonjëherë unë aplikoj një krem ​​për thembrat sepse këmbët janë vërtet shumë të thata në këtë pikë.” Në këtë mënyrë hidraton thembrat ndërsa në të njëjtën kohë, përmirëson strukturën e tyre.

Pas