Kronikë

Pesë persona morën pjesë në vrasjen Guxim Gjyriçit, çfarë fiksuan kamerat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 16/01/20 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin mafioz të biznesmenit Guxim Gjyriçi në Tropojë.

Sipas informacioneve, vrasja e Gjyriçit është bërë nga një skuadër e mirëorganizuar, për të cilën kanë marrë pjesë dy makina, në ikje e sipër autorët kanë djegur njërën nga automjetet në rrugën që të çon në Has.

Ndërkohë, autoritetet kanë sekuestruar tre video ku shfaqen pesë persona në dy automjete, të cilët i afrohen biznesmenit, por vetëm njëri prej tyre qëllon në drejtim të Gjyriçit me 13 plumba. Ngjarja ka ndodhur më 5 janar të të këtij viti por deri më tani policia ende nuk ka mundur të arrestojë autorët.

Tashmë këto tre video janë në analizim e sipër nga specialistët e filmimeve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Tiranë, ku po punohet për qartësimin e filmimit. Filmimet tregojnë se autori i është afruar dhe më pas e ka qëlluar rreth 13 herë me pistoletë dhe më pas është larguar me vrap, duke hyrë në një autoveturë të zezë.

Qitësi nuk ka qenë i vetëm, pasi prokurorët e Tropojës dyshojnë se në këtë vrasje kanë marrë pjesë 5 persona, me role të ndara nga njëri-tjetri, të cilët fillimisht e kanë survejuar viktimën dhe më pas kanë vepruar sapo Gjyriçi ka dalë jashtë ambienteve të karburantit. Në këtë moment është futur në veprim qitësi, i cili ka shfrytëzuar praninë e disa makinave të parkuara aty afër, duke i përdorur ato si mburoja për t’u fshehur dhe më pas është shfaqur shumë afër viktimës dhe nga pas Guxim Gjyriçit, duke e qëlluar disa herë me pistoletë pas shpine. Pas vrasjes autori ka nxituar të hipë në një makinë.

Në një video tjetër të sekuestruar nga prokuroria, duket qartë se një makinë ngjyrë e zezë, largohet me shpejtësi nga dalja e qytetit të Tropojës. Pas saj një makinë tjetër e bardhë, thonë burimet pranë prokurorisë Tropojë, e ndjek me shpejtësi. Të dyja makinat kanë marrë drejtimin për në Has, ku dhe siç është konstatuar një ditë pas ngjarjes, njëra prej makinave është djegur plotësisht.

Ndërsa ka shumë gjasa që autori dhe bashkëpuntorët e tij në këtë vrasje të rëndë që tronditi Tropojën, janë larguar me makinën tjetër, që i shoqëronte. Nuk dihet me saktësi pasi nuk ka ende asnjë të dhënë të dokumentuar, nëse skuadra e qitësve ka qëndruar në Kukës, apo është drejtuar në Tiranë apo pikës së kalimit Kufitar Morinë, duke hyrë në Kosovë./ Opinion.al

Pas