-Kulturë

Përzgjidhet qyteti ku do të zhvillohet “Eurovision 2020” në Holandë


               Publikuar në : 08:24 - 01/09/19 |
xhu lia

Qyteti i Rotterdamit është përzgjedhur si vendi ku do të zhvillohet këtë vit “Eurovision 2020”. Fitues për vitin 2019, i këtij kompeticioni muzikor  ka qenë Holanda dhe për këtë arsye duhej të përzgjidhej një qytet për këtë shtet  për të realizuar eventin.

Më herët Kryebashkiakja e Amsterdamit Femke Halsema u shpreh se kryeqyteti Holandez nuk do të mund t’a organizonte eventin, pasi “Ziggo Dome” ku ishte programuar të zhvillohej festivali ishte  i prenotuar dhe nuk lirohej dot as tetë javë para eventit.

Për këtë arsye kishte nisur një garë mes 5 qyteteve të tjera në Holandë për të zgjedhur se ku do të mbahet eventi i përvitshëm i muzikës, prej ku është përzgjedhur Rotterdami.

Më datë 12 dhe 14 Maj do të jenë netët e para ndërsa finalja e madhe e kompeticionit muzikor do të jetë më 16 Maj.

Në eventin e këtij viti do të marrin pjesë deri tani 29 shtete përfshirë dhe vendi ynë, për të cilin nuk është përzgjedhur ende përfaqësuesi./Opinion.al/

Pas