Drejtuesit e emisionit “Stop” kanë paralajmëruar se ditën e nesërme do të publikohet një video-denoncim me fokus përzgjedhjen e maturantëve në Universitetet Shtetërore.
“Një kamer e fshehtë, do të shihni se sa ka shkuar Jacpoti këtë javë”-thanë moderatorët, duke lënë të kuptohet se do të kemi një histori të ndërhyerjes ose korrupsionit brenda sistemit arsimor për kapjen e mundësisë së studimit.
Gjithsesi, për të mësuar të vërtetën e këtij denoncimi do të duhet të presim deri nesër, në puntatën e ardhshme të “Stop”.