Aktualitet

Përzgjedhja e hetuesve të BKH, Ambasada e SHBA: Proces objektiv


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:40 - 29/10/20 |
Opi Nion

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka shprehur mbështetjen e saj për procesin e përzgjedhjes së hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada thekson se përzgjedhja e hetuesve të BKH duhet të bëhet përmes një procesi objektiv dhe të bazuar në merita.

“SHBA mbështesin plotësisht procesin objektiv dhe të bazuar në merita të Shqipërisë për të rekrutuar dhe përzgjedhur hetuesit e BKH-së. Këto standarde të zbatimit të ligjit të aftësive fizike dhe intelektuale janë thelbësore që BKH-ja të përmbushë mandatin e saj”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Ky qëndrim i Ambasadës Amerikane, vjen në një moment kur kandidatët për hetues kanë kontestuar mënyrën e përzgjedhjes dhe testimit. Një prej tyre ka bërë padi padi në Gjykatën Administrative ndaj procesit dhe 7 të tjerë kanë kallëzuar penalisht Komisionin e Vlerësimit që përzgjedh hetuesit e Byrosë./Opinion.al

Pas