Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përvoja e gjatë e kandidatit demokrat për nënpresident Tim Walz në Kinë

2024/08/07 at 5:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Përvoja e gjatë e kandidatit demokrat për nënpresident Tim Walz në Kinë

Duke filluar nga mësimdhënia në një shkollë të mesme në Kinë e deri tek përvoja e tij si anëtar i një komisioni të rëndësishëm të Kongresit mbi marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit, kandidati demokrat për nënpresident Tim Walz ka patur lidhje prej disa dekadash me Kinën që fillojnë që nga koha e protestave për demokraci të vitit 1989 në sheshin Tiananmen.


Zoti Walz ishte mësues i historisë dhe kulturës amerikane, si dhe i gjuhës angleze në shkollën e mesme Foshan në krahinën jugore kineze Guangdong në vitin 1989, vitin kur qindra mijëra studentë kinezë protestuan kundër Partisë Komuniste Kineze në pushtet në sheshin Tiananmen.

“Kina po hapej dhe kjo ishte arsyeja që shkova”, deklaroi zoti Walz në një intervistë për portalin ‘The Hill’ në Uashington, në vitin 2007. Gjatë mësimdhënies njëvjeçare në Kinë, nxënësit i dhanë nofkën “Fushat e Kinës” për shkak të mirësisë së tij.

Koha që qëndroi në Kinë, ndikoi në përshtypjet e tij për jetën e kinezëve nën Partinë Komuniste.

“Po të kishin një udhëheqje të mirëfilltë, arritjet e tyre nuk do të kishin kufi”, deklaroi ai në një intervistë për gazetën ‘Star Herald’ në vitin 1990, duke e përshkruar përvojën e mësimdhënies në Kinë si “njërën nga gjërat më të vlefshme” për të.

Interesimi i tij për Kinën nuk u ndal aty. Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, zoti Walz dhe bashkëshortja e tij themeluan një kompani të quajtur “Shkollimi përmes aventurave të udhëtimit” për të organizuar ekskursione verore të nxënësve amerikanë në Kinë.

Pesë vjet pas protestave në Sheshin Tiananmen dhe shtypjes së dhunshme të tyre nga qeveria kineze, zoti Walz u kthye në Kinë me bashkëshorten e tij për të kaluar atje muajin e mjaltit dhe me vete morën dy grupe nxënësish amerikanë. Ai dhe bashkëshortja e tij vazhduan të organizojnë programe verore për nxënësit amerikanë në Kinë deri në vitin 2003.

Aktivist për të drejtat e njeriut në Kinë

Pasi u zgjodh ligjvënës në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2007, zoti Walz vazhdoi të përqendrohet në çështjet që lidhen me Kinën. Si ligjvënës në Kongres, ai ishte pjesë e Komisionit ekzekutiv të Kongresit për Kinën, synimi i vetëm i të cilit është të merret me të drejtat e njeriut në Kinë.

Brenda një periudhe të shkurtër, zoti Walz u bë kritik i zëshëm i qeverisë kineze. Ai takoi rregullisht aktivistë të profilit të lartë nga Kina dhe Hong Kongu, përfshirë aktivistin Joshua Wong dhe udhëheqësin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në vitin 2014, zoti Walz përkujtoi përshtypjet si dëshmitar i protestave të studentëve në Sheshin Tiananmen. “E mbaj mend që u zgjova me 4 korrik me lajmin që kishte ndodhur e paimagjinueshmja”, deklaroi ai.

Ndonëse shumica e amerikanëve në atë kohë vendosën të largohen nga Kina për shkaqe sigurie pas protestave në Sheshin Tiananmen në vitin 1989, zoti Walz tha se ai besonte se ai “ishte një moment i rëndësishëm për të shkuar” në Kinë, ngaqë dëshironte të sigurohej se “ajo që po ndodhte duhej treguar”, si dhe për t’u përcjellë kinezëve mesazhin se bota e jashtme është me ta.

Veç angazhimit me aktivistë nga Kina dhe Hong Kongu, zoti Walz po ashtu propozoi bashkë me ligjvënës tjerë disa rezoluta për çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut në Kinë, përfshirë rezolutat që kërkonin lirimin e nobelistit kinez Liu Xiaobo dhe aktivistit Huang Qi. Ai po ashtu ka nënshkruar në cilësinë e garantuesit Deklaratën për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në Hong Kong në vitin 2017.

Në njërën nga deklaratat e tij si ligjvënës në vitin 2016, zoti Walz theksoi rëndësinë e “dialogut konstruktiv” me Pekinin për të siguruar “mbrojtjen e kulturës tradicionale të Tibetit dhe ekologjinë e brishtë të tij.”

“Shtetet e Bashkuara u themeluan mbi idenë e lirive universale dhe unë besoj se duhet të vazhdojmë të nxisim qeverinë kineze që të mos ua kufizojë lirinë fetare tibetianëve”, deklaroi ai.

Politika e jashtme

Krahas të qenit kritik i zëshëm për të drejtat e njeriut në Kinë, zoti Walz gjithashtu ka shprehur shqetësim rreth përpjekjeve të Kinës për të zgjeruar praninë e saj në Detin e Kinës Jugore në vitin 2016, duke iu referuar planeve të Pekinit për të ndërtuar ishuj artificialë në ujërat e kontestuara, si dhe ka kundërshtuar përpjekjet e Uashingtonit për të zvogëluar buxhetin ushtarak.

Përkundër qëndrimit të tij të palëkundur për të drejtat e njeriut në Kinë dhe pranisë ushtarake, zoti Walz ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me Kinën. “Unë nuk jam në kategorinë e njerëzve që mendojnë se me Kinën duhet patjetër të kemi marrëdhënie armiqësore,” deklaroi ai në një intervistë për portalin ‘Agri Pulse.’

“Mendoj se duhet të qëndrojmë të palëkundur rreth asaj që Pekini po bën në Detin e Kinës Jugore, por ka shumë fusha të tjera bashkëpunimi ku mund të punojmë,” shtoi zoti Walz.

Disa analistë thonë se lidhjet e thella të zotit Walz me Kinën dhe e kaluara e tij në diplomacinë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund t’i ndihmojë dyshes demokrate të marrin vendime të informuara për politikën e jashtme, sidomos në çështjet që lidhen me Kinën.

“Mendoj se shumë njerëz që janë të shqetësuar për politikën e jashtme amerikane në këtë pjesë të botës, janë të lehtësuar me përzgjedhjen e tij si kandidat demokrat për nënpresident, për faktin se në këtë kombinim është dikush që është i informuar, që ka jetuar në rajon dhe që nuk e fillon nga e para përsa i përket politikës së jashtme amerikane në Azinë Lindore,” deklaroi profesori i shkencave politike Lev Nachman nga Universiteti Kombëtar i Tajvanit.

Ai tha se përmes përshtypjeve njerëzore që zoti Walz ka ndarë me publikun për kinezët, tibetianët dhe banorët e Hong Kongut, guvernatori i Minesotës mund t’i japë më shumë nuanca debatit për Kinën në Shtetet e Bashkuara.

“Ai mund të artikulojë nevojën për të kritikuar autoritarizmin e Kinës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në pjesë të ndryshme të botës në një mënyrë që nuk i përçmon kinezët, si dhe duke mos mbështetur retorikën e frikës që mbizotëron aktualisht në Shtetet e Bashkuara kur flitet për marrëdhëniet mes dy vendeve ,” deklaroi zoti Nachman për Zërin e Amerikës./VOA



Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Hapet zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryeparlamentarja Spiropali pret studenten e xhubletës në zyrën e saj

Hapet zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryeparlamentarja Spiropali pret studenten e xhubletës në zyrën e saj

Periudha më e nxehtë në Tokë mund të ketë ndodhur 400 mijë vjet më parë

Periudha më e nxehtë në Tokë mund të ketë ndodhur 400 mijë vjet më parë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë
















TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com