Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përvjetori i lirisë, Clinton dhe Albright: Kauza jonë ishte e drejtë

2019/06/12 at 1:05 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përvjetori i lirisë, Clinton dhe Albright: Kauza jonë ishte e drejtë

Kosova shënoi sot 20-vjetorin e hyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it. Kjo ditë, shënohet edhe si Dita e Çlirimit të Kosovës.

Si datë e cilësuar historike, autoritetet në Prishtinë kanë ftuar që të marrin pjesë në këtë jubile, edhe ish-presidentin amerikan Bill Clinton, ish-sekretaren e shtetit Madeleine Albright, gjeneralin amerikan Wesley Clark dhe shumë personalitete tjera që ndihmuan në çlirimin e Kosovës. Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, në fjalimin e tij në ceremoninë e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit, tha se “gjithmonë do të jetë nderi më i madh në jetë të qëndroj në Kosovë, në liri”.

“Para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. Merita për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur”, tha Clinton.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright tha se vendimi për të ndërhyrë në Kosovë, “ishte i drejtë”.

“Aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë dhe më e rëndësishmja është se ia dolëm për arsye se kauza e jonë ishte e drejtë dhe për arsye të qytetarëve të Kosovës përtej të gjitha pyetjeve, praktikave dhe politikave”, tha ish-sekretarja Albright.

Albright rrëfeu për një premtim që ajo ua kishte bërë para 20 vjetësh refugjatëve nga Kosova të cilët ishin larguar nga shtëpitë e tyre dhe ishin vendosur në Maqedoni.

“Në ditët që pasuan të fushatës sonë kam vizituar një kamp me refugjatë të Kosovës në Maqedoni dhe më kujtohet kur po ecja nëpër tokën me pluhur, me 20 mijë të dëbuar, të rinj dhe të vjetër dhe një djalosh po mbante një pankartë: ‘E dua Amerikën’, dhe në fund thoshte se dëshiroj të kthehem në Kosovë. Unë ndalova dhe fola më nënën e tij e cila më tha që gjyshi i atij djaloshi kishte vdekur derisa po ikte nga Kosova dhe se ishte gjyshja e tij që po qëndronte ende në Prishtinë. Unë u ftova në një tendë ku një grup i grave folën për interesin e tyre për tu kthyer, dhe ju thash keni durim por gjithashtu ju thash se kur të ktheheni atje do të jenë ushtarët e NATO-s për të ju ndihmuar që të zhvilloni një jetë normale. Duke ju falënderuar grave dhe burrave të NATO-s ne e përmbushëm këtë premtim”, deklaroi Albright.

Nga ana tjetër zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, tha se SHBA-ja do të vazhdojnë të jenë partner mbështetës i Kosovës, ndërsa porositi institucionet e Kosovës që të angazhohen në fuqizimin e fuqizimin e rendit dhe ligjit./ Opinion.al

Etiketa: dita e clirimitkosovanato

Ju sugjerojmë

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
Aktualitet

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

29 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
Bota

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

29 Dhjetor, 2025 4:35 pm
Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve
Sport

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

29 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra…

29 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona
Kronikë

Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona

29 Dhjetor, 2025 4:00 pm
Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë
Bota

Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë

29 Dhjetor, 2025 3:35 pm
Korrupsioni dhe vonesat në subvencione, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat
Rajoni

Korrupsioni dhe vonesat në subvencione, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat

29 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Kryesore

Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

29 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Aktualitet

Rama reagon për mungesën e ujit në Vlorë: Plasi më në fund syri i keq

29 Dhjetor, 2025 3:24 pm
Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare
Bota

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

29 Dhjetor, 2025 2:54 pm
Para
Rrezikoi shtatzëninë e partneres së Tristan? Reagon Khloe Kardashian

Rrezikoi shtatzëninë e partneres së Tristan? Reagon Khloe Kardashian

Video/Rama nuk heq syzet, Clinton nuk i jep as dorën

Video/Rama nuk heq syzet, Clinton nuk i jep as dorën

Sot, PS feston përvjetorin ndërsa Lulzim Basha ditëlindjen

Sot, PS feston përvjetorin ndërsa Lulzim Basha ditëlindjen

TE FUNDIT

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
29 Dhjetor, 2025

Në prag të festave të fundvitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët për mesazhe mashtruese që po...

Lexo më shumë

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
29 Dhjetor, 2025

Shefi i inteligjencës së jashtme të Estonisë, Kaupo Rosin tha se aktualisht nuk ka asnjë tregues se Rusia synon të...

Lexo më shumë

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve
29 Dhjetor, 2025

Boksieri britanik i peshave të rënda Anthony Joshua ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në Nigeri, teksa...

Lexo më shumë

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra…

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
29 Dhjetor, 2025

Ditën e sotme në strukturën e Policisë së Shtetit ka pasur disa ndryshime, shkarkime nga detyra dhe emërime të reja....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com