Interpol Tirana ekstradoi sot nga Hungaria drejt vendit tonë, personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Valon Kyçyku, 37 vjeç, lindur në Kosovë.
Gjykata e Tiranës në vitin 2017 e kishte dënuar këtë person dhe ortakun e tij Burim Haxhiolli me nga 13 vite burg pasi kishin ngritur një kompani fantazmë dhe mashtronin njerëzit duke u premtuar sukses në biznes. Sipas gjykatës, ata kanë funksionuar si piramidë, në të cilën kanë tërhequr një numër të konsiderueshëm personash të dëmtuar duke përvetësuar 532 163 euro. Shoqëria nuk ishte ligjëruar dhe regjistruar në organet tatimore shqiptare, por veprimtaria e tyre është realizuar në emër të dy shoqërive të regjistruara në Shkup dhe Maqedoni.
Ai është gjetur fajtor për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.