Aktualitet

Përvetësoi 2.5 milionë lekë duke shpërdoruar detyrën, arrestohet ekonomisti në Elbasan



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 18/10/22 |
Opi Nion

Një 36-vjeçar me detyrë ekonomist është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet sa ka përvetësuar një shumë të madhe parash duke shpërdoruar detyrën.

Mësohet se në pranga ka rënë Oli Andoni. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit “Sales” pas kallëzimit të marrë nga pronari i një moblilerie për vjedhjen e një shume parash nga 36-vjeçari.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se Andoni, banues në Elbasan  duke shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera në një mobileri shumën 2 500 000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë

Përvetësoi një shumë të madhe parash, duke shpërdoruar detyrën si ekonomist në një subjekt privat, vihet në pranga 36-vjeçari.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike-financiare, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për vjedhjen e një shume parash nga një punonjës i subjektit të tij privat, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sales”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi O. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ekonomist në një shoqëri private me aktivitet në fushën e mobilierisë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2 500 000 lekë të rinj.

 

Pas