Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Perversiteti dhe anët e errëta të Hitlerit

2016/08/03 at 11:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Perversiteti dhe anët e errëta të Hitlerit

Më 2 gusht të vitit 1934 Adolf Hitler u bë udhëheqësi i Gjermanisë, duke krijuar diktaturën më të keqe të historisë. Për figurën dhe propagandën e tij të zezë thuajse është thënë gjithçka. Por ka ende disa aspekte jo shumë të njohura rreth jetës së tij.

1 – Mustaqet? Në modë

Mustaqe katrore dhe flokët e lëpira anash. Ishin këto detajet identifikues të pamjes së Adolf Hitlerit. Por ky stil në fakt nuk ishte një zgjedhje personale. Që i ri ai i mbante mustaqet e gjata. Kur u bashkua me ushtrinë (gjatë Luftës së Parë Botërore) u detyruara t’i priste. Por pas ushtrisë u kthye sërish në origjinë duke ndjekur modën e kohës.

2 – Paraardhësit e tij ishin hebrenj?

Ishte Hitleri një hebre? Çështja është e diskutueshme. Në të kaluarën supozohej se babai i Hitlerit, Alois, ishte djali i jashtëligjshëm i një vajze të quajtur Maria Schickelgruber dhe një hebreu. Për të vërtetuar këtë paradoks historik është një studim i fundit belg që shqyrtoi ADN-në në mostrat e pështymës së 39 të afërmve të diktatorit. Studimi, në fakt, nuk tregoi se Hitleri ishte hebre, por konfirmoi, nëse është akoma nevoja se miti i racës ariane ishte totalisht pa asnjë bazë.

3 – Një tren special (në fakt dy )

Duke qenë se ishte i apasionuar pas makinave, Hitleri u detyrua shpejt të angazhohej me transportin me tren. Ai kërkonte ndërtimin e një treni të shpejtë dhe të sigurtë. Në fund të viteve ‘30 ai ngriti Fuhrersonderzug një tren të veçantë. Në fakt trenat e diktatorit ishin dy, i pari u përdor në kohë paqeje dhe i dyti në kohë lufte. Ata ishin të blinduar dhe luksozë.

4 –  Misteri i testikujve

Hitleri kishte vetëm një testikul? Sipas këngëve që këndonin ushtarët britanikë në Luftën e Dytë Botërore, padyshim që po. Por këtë e ka thënë edhe një mjek ushtarak që trajtoi Adolf Hitlerin kur ishte i ri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Thuhet se ai u dëmtua në testikuj nga një predhë gjatë betejës së Somne në Francë (Lufta e Parë Botërore), por historiani britanik Thomas ëeber, i bazuar në dokumente të pabotuara, dyshon se Hitleri ishte në vijën e frontit në atë betejë.

5 – Një kukull për ushtarët

Duke mos duruar dot idenë që ushtarët e tij në Francë të përzienin gjakun e tyre me prostitutae vendase, në vitin 1941, Hitler  planifikoi prodhimin e një kukulle të veçantë që do të përmbushte dëshirat e ushtarëve të tij. Ajo ishte flokëverdhë dhe sy blu, 176 cm e gjatë, me gjinj të mëdhenj. Pra, një grua e përsosur ariane.

6 – Admirues i seksit ekstrem

Pornografia dhe sadomazokizmi ishin në bazën e fantazive seksuale të Hitlerit. Të paktën kështu tregon mbesa Geli Raubal, që vrau veten në vitin 1931 pas një lidhjeje me xhaxhain. Ajo rrëfeu se xhaxha Adolfi e detyronte të pozonte nudo në pozicione të pahijshme, dhe më pas e gjuante në trupin e zbuluar me kamxhik. Disa mjekë më vonë kanë dëshmuar se diktatori injektonte testosterone për të rritur fertilitetin.

7 – Adhurues i King Kong

Përveç pikturës, Hitleri vlerësonte dhe artin e filmit. Ai posedonte dhoma të shumta private, ku kishte shpesh të ftuar për të parë filma. Aktorja e tij e preferuar ishte Greta Garbo, ndërsa aktori që urrente më shumë ishte Charlie Chaplin, i cili në vitin 1940 ironizoi diktatorin në një film komik.

8 – Syze? Jo faleminderit

Hitleri nuk kishte atë që quhet “sy shqiponjë”, por as me syze nuk dëshironte të lexonte. Për këtë ai ndërtoi një makinë shkrimi të veçantë me të cilën deshifronte çdo dokument të rezervuar për të. Për të syzet ishin një shenjë dobësie.

9 – Fanatik i ëmbëlsirave

Për shkak të dietave të shumta, ku atij i privohej alkooli dhe mishi, vetëm diçkaje ai kurrë nuk i thoshte jo: ëmbëlsirave. Ai kishte një pasion të vërtetë për çokollatat dhe kremin. Por ky pasion i solli problem të dukshëm në dhëmbët e tij. Diktatori i patrembur Adolf Hitler sillej si një fëmijë përpara dentistit të besuar, Johannes Blaschke, transmeton Shqip. “E bënte të vdiste vetëm ideja e uljes në karrigen, imagjinoni më tej”, ka rrëfyer dentisti i tij.

10 – Një talent, por për publicitet

Në shkollë, Hitleri ishte një “gomar” i vërtetë, madje dhe shkrimet e tij ishin të mbushura me gabime gramatikore. Sa për karrierën e tij në pikturë eci në fushën e publicitetit. Në Vjenë ai pikturonte postera për të reklamuar produkte të llojeve të ndryshme. Sipas disa historianëve, Hitleri i përsosi njohuritë e ligjeve të komunikimit, që iu bënë më pas të dobishme gjatë marrjes së pushtetit, kur “produkti” që i duhej reklamim ishte nazizmi./ Express

Etiketa: Hitleri panjohurPerversitet

Ju sugjerojmë

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
Kryesore

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

15 Dhjetor, 2025 6:13 pm
Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
Kronikë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

15 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
Kronikë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

15 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
Kryesore

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

15 Dhjetor, 2025 2:35 pm
Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
Kryesore

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

15 Dhjetor, 2025 12:16 pm
PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
Kryesore

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

15 Dhjetor, 2025 11:23 am
Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
Kronikë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

15 Dhjetor, 2025 11:19 am
Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
Aktualitet

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

15 Dhjetor, 2025 10:36 am
PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën
Kryesore

PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën

15 Dhjetor, 2025 10:32 am
Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku
Kryesore

Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku

15 Dhjetor, 2025 10:26 am
Para
Lajm i fundit/Plagosje tek Komuna e Parisit, zbardhen emrat 

Lajm i fundit/Plagosje tek Komuna e Parisit, zbardhen emrat 

Horoskopi, 23 Maj 2016

Horoskopi, 4 gusht

Fotolajm/ Tmerrohen pushuesit në Vlorë, delfini i ngordhur del në breg të detit

Fotolajm/ Tmerrohen pushuesit në Vlorë, delfini i ngordhur del në breg të detit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar

Shabani Avokat i Popullit, PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar
15 Dhjetor, 2025

PD do të çojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit. Mësohet se grupi...

Lexo më shumë

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten

Llogara/ U gjet i djegur brenda makinës, viktima dyshohet se vrau veten
15 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë pasdite në Llogara, ku një person u gjet i djegur brenda makinës së...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara

Gjendet një person i pajetë brenda një makine të djegur në Llogara
15 Dhjetor, 2025

Një person është gjetur i pajetë brenda një makinë të djegur në Llogara. Makina është gjetur në një rrugë dytësore...

Lexo më shumë

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…

Berisha tregon prapaskenat e votimit të Endrit Shabanit: Ambasadori i BE telefonoi…
15 Dhjetor, 2025

Nga deklarata e përditshme për shtyp, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të Taulant Ballës, i cili më herët sot tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com