Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përveç raketave Javelin, Kosova kërkon të blejë edhe armë të tjera

2024/01/12 at 7:34 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përveç raketave Javelin, Kosova kërkon të blejë edhe armë të tjera

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës bëri të ditur se ka bërë kërkesë për blerjen edhe të armëve të tjera, përveç 246 raketave kundërtanke të tipit Javelin që janë kërkuar të blihen nga SHBA-ja.


Por, këshilltarja politike e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Liridona Gashi, tha për REL-in se nuk mund ta zbulojë se çfarë lloj armatimi tjetër po kërkohet nga Kosova “për shkak se kjo përbën informacion të klasifikuar”.

Ajo sqaroi se kërkesa për të blerë raketat Javelin është bërë sipas një plani paraprak për t’i përmbushur nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe nuk është shkaktuar nga incidentet në veri të Kosovës, edhe pse shtoi se “sulmi terrorist në Banjskë, si dhe kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia janë një shqetësim”.

“Furnizimi me armë do të thotë investim në përmbushjen e misionit kushtetues të FSK-së, në mbrojtjen e territorit të Kosovës dhe në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët tanë”, tha Gashi, duke përsëritur qëndrimin e dhënë nga Uashingtoni zyrtar se “stabiliteti në Evropë do të rritet”.

Kosova akuzoi Serbinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit, në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, më 24 shtator të vitit të kaluar, kur u vra një polic. Beogradi i mohoi këto akuza.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit.
Bashkësia ndërkombëtare e dënoi ashpër sulmin në Banjskë dhe kërkoi që autorët të vihen para drejtësisë. Në ditët pas sulmit, Policia e Kosovës gjeti një arsenal armësh dhe pajisje të tjera të lëna pas nga një grup i armatosur serb.

Pse po armatoset Kosova?

Rashit Qalaj, anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga Partia opozitare Demokratike e Kosovës, vlerëson se Kosova është e detyruar të jetë më e përgatitur në aspektin e pajisjeve dhe armatimit pas sulmit në Banjskë dhe kërcënimeve të shpeshta nga Serbia për të ngritur gatishmërinë luftarake rreth kufijve me Kosovën.

Mendim të ngjashëm ndajnë edhe ekspertët nga agjencia e inteligjencës së mbrojtjes, Janes, me seli në Croydon të Britanisë së Madhe.

“Serbia ka ndjekur një linjë militante kohët e fundit dhe posaçërisht Kosovës i është dashur të përballet me destabilitetin në veriun e dominuar nga serbët, për të cilin ata fajësojnë qeverinë serbe”, thonë nga kjo agjenci për REL-in.

Ata, gjithashtu, shtojnë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia shihet si “paralajmërim i asaj se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen meqë Serbia e ka rreshtuar veten përkrah Rusisë”.

Këtë argument e përsërit edhe Qalaj, i cili thotë se edhe vendet e Evropës perëndimore kanë nisur përforcimin e ushtrive pas nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

“Kosova, gjithashtu, duhet të rrisë kapacitetet e saj, si në personel, ashtu edhe në aspektin e prokurimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake”, thotë Qalaj.

Ai shtoi se Kosova duhet të zhvillohet edhe nga aspekti profesional në mënyrë që të përgatitet për përdorimin e pajisjeve të ndryshme luftarake.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 12 janar njoftoi se vendi “po hyn në një fazë të re dhe vendimtare të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të shtetit”, që përfshin zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me standardet e NATO-s.

Ajo shprehu bindjen e saj se Kongresi Amerikan do ta mbështesë shitjen e sistemit Javelin për Kosovën për ta “rritur sigurinë në Kosovë, në rajon dhe në Evropë”.

Më 11 janar, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njoftoi Kongresin për shitjen e propozuar të armëve në Kosovë si pjesë e programit të SHBA-së për shitje ushtarake të huaja. Përmes këtij programi të ushtrisë amerikane, Qeveria amerikane dhe një qeveri e huaj mund të arrijnë marrëveshje ndërqeveritare për të ofruar ndihmë të sigurisë.

Kërkesa e Kosovës përfshin blerjen e 246 raketave Javelin FGM-148F dhe pajisjeve përcjellëse, njoftoi Agjencia Amerikane për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri.

Sipas Aktit të Kontrollit të Eksportit të Armëve, Kongresi në këtë rast ka 30 ditë për shqyrtimin e kërkesës, por nuk nevojitet miratimi. Kjo periudhë nevojitet përpara lëshimit të letrës për aprovim të shitjes.

Presidentja Osmani ka thënë se lidhur me programin e shitjeve të huaja ushtarake kishte biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, qysh në korrik të vitit 2022.

Se kjo blerje ka qenë pjesë e një plani të përgatitur edhe para sulmit në Banjskë, e ka konfirmoi edhe Liridona Gashi nga Ministria e Mbrojtjes, sipas nevojave të FSK-së dhe planeve për transformimin e saj.

Procesi i transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës ka nisur në dhjetor të vitit 2018, kurKuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e FSK-së. Ky proces është planifikuar të zgjasë dhjetë vjet – deri në vitin 2028.

Forca e Sigurisë e Kosovës aktualisht ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në më shumë se 7.500 dhe do të përfshijë anëtarë aktivë dhe rezervë.

Më parë, Agjencia Amerikane për Bashkëpunim për Sigurinë e Mbrojtjes njoftoi më 11 janar se kjo shitje e armëve “do të përmirësojë aftësitë mbrojtëse të Kosovës, në terma afatgjatë, për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial dhe që t’i përmbushë kërkesat e saj të mbrojtjes kombëtare”.

Çfarë thonë nga Serbia?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e cilësoi lajmin për raketat Javelin “zhgënjim i madh, por shtoi se Serbia dhe SHBA-ja do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane”.

“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe se Serbia do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, tha ai.

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, i tha portalit beogradas Kurir se Serbia nuk mund ta ndryshojë politikën e SHBA-së, por se mund ta forcojë aftësinë e vet mbrojtëse dhe se do të ketë një “përgjigje adekuate”./ REL



Ju sugjerojmë

Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Kryesore

Protesta e qytetarëve, Rama: E drejtuar nga mendje të liga, po dëmton turizmin

15 Qershor, 2026 10:32 am
Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa
Bota

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa

15 Qershor, 2026 9:54 am
U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020
Kronikë

U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

15 Qershor, 2026 9:51 am
“Epsteinin e mbytën, nuk u var”, mjeku që ndoqi autopsinë kërkon rihapjen e hetimit
Bota

Zbulohen detaje të reja, kush ishin personat që lidhnin vajzat me Epstein?

15 Qershor, 2026 8:51 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Bota

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

15 Qershor, 2026 8:25 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Mirditë

15 Qershor, 2026 8:22 am
SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës
Bota

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës

15 Qershor, 2026 8:19 am
“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
Aktualitet

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

14 Qershor, 2026 10:56 pm
Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Aktualitet

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

14 Qershor, 2026 8:53 pm
Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
Kryesore

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

14 Qershor, 2026 8:27 pm
Para
VIDEO/ Ndërpritet energjia elektrike në aeroportin e Rinasit, qindra pasagjerë në errësirë

VIDEO/ Ndërpritet energjia elektrike në aeroportin e Rinasit, qindra pasagjerë në errësirë

Prostitucion me vajza të mitura/ Identifikohet shqiptarja dhe dy personat e arrestuar nga policia greke

Prostitucion me vajza të mitura/ Identifikohet shqiptarja dhe dy personat e arrestuar nga policia greke

Osmani dekreton hapjen e Misionit të Kosovës në Vatikan

Osmani dekreton hapjen e Misionit të Kosovës në Vatikan
















TE FUNDIT

Protesta e qytetarëve, Rama: E drejtuar nga mendje të liga, po dëmton turizmin

Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
15 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e qytetarëve të cilët kërkojnë largimin e tij. Një postim të...

Lexo më shumë

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa

Marrëveshja e luftës SHBA-Iran, reagon Evropa
15 Qershor, 2026

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti marrëveshjen e arritur midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit...

Lexo më shumë

U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020

U vra me armë zjarri, viktima i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2020
15 Qershor, 2026

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Mësohet se Valter Lleshi është vrarë me...

Lexo më shumë

Zbulohen detaje të reja, kush ishin personat që lidhnin vajzat me Epstein?

“Epsteinin e mbytën, nuk u var”, mjeku që ndoqi autopsinë kërkon rihapjen e hetimit
15 Qershor, 2026

Publikimi i miliona faqeve dokumentesh nga dosja e Jeffrey Epstein po hedh dritë mbi mënyrën se si ai krijonte kontakte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}