Përveç pajisjeve mjekësore, Shqipëria do të marrë nga Turqia edhe një flotë të re ambulancash. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Rama, me anë të një statusi në Facebook.
Rama shkruan se flota e ambulancave, të cilat do të jenë pjesë e Emergjencave Civile, janë gati për t’u nisur nga Turqia drejt vendit tonë. Bashkëngjitur, kryeministri ka shpërndarë edhe disa foto.
Postimi i Ramës
? FLOTA E RE E AUTOAMBULANCAVE TË EMERGJENCAVE CIVILE GATI PËR T’U NISUR NGA TURQIA??DREJT??SHQIPËRISË
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️