Cristiano Ronaldo ka mbetur prapa në garën për Këpucën e Artë dhe Pichichi, pas lëndimit të pësuar.
Mungesën e Cristiano Ronaldos në dy xhirot e fundit në La Liga e ka shfrytëzuar jashtëzakonisht mirë Luis Suarez.
Sulmuesi uruguajan tashmë është golashënuesi më i mirë në La Liga dhe Evropë me 35 gola, katër më shumë se Ronaldo, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, përcjellë Lajmi.net.
Suarez gjithashtu e ndan vendin e parë sa i përket asistimeve në La Liga me Leo Messin. Të dy futbollistët e Barcelonës kanë asistuar nga 15 herë.