Spektakli ‘C’est La Vie’ në TV Klan, nisi natën e tij të shtatë në drejtimin e Marina Vjollcës.
Siç dihet tashmë, mes emocioneve të forta që dhurojnë konkurrentët dhe artistët, këtë mbrëmje nuk kanë munguar as notat e humorit.
Pas performancës mes Jona Spahiut dhe Ylli Limanit, ku shkëlqyen me debutimin e tyre, artisti nuk nguroi të imitonte Jonën.
“Të them të drejtën….
Ylli: Ishte një moment dhe po shkonim tek dhoma ku vishemi dhe ndaloi dikush për ta përshëndetur. Kisha vetëm 5 sekonda punë në dhomë dhe kur dola dëgjoj Jonën që po thoshte, sepse njerëzit e mirë…
Jona fillon gjithmonë fjalinë me, të them të drejtën.
Më pas juria dha edhe opinionin lidhur me përformancën e çiftit.