Nga shtatori i vitit 2024 do të nis punën në Tiranë Kolegji i Bryzhit. Sot është bërë përurimi i kolegjit në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, në praninë e liderëve Europinë dhe të rajonit.
Në ambientet pranë Piramidës pas samitit të Procesit të Berlinit, rektorja Federica Mogherini deklaroi se aktiviteti i kolegjit do të nisë vitin e ardhshëm.
“Po e përurojmë sot në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit këtu në Tiranën e bukur në këtë vendndodhje të mrekullueshme, zyrën e parë të kolegjit të Europës këtu në Tiranë që do të udhëheqë rrugën për ngritjen e degës sonë që do të nisë aktivitetet shtatorin e ardhshëm 2024-2025”, tha Mogherini.
Ajo u shpreh krenare për këtë arritje.
“Pas kësaj zyre do të kemi rezidencën për studentët, klasat dhe objektin për të nisur mësimdhënien vitin e ardhshëm”, u shpreh ajo.
Sipas Mogherini-t kolegji do të sjellë studentë nga i gjithë rajoni, ndërsa theksoi se diploma do të jetë e akredituar nga autoritetet holandeze.