InstaBIZ

Personi i panjohur ‘tmerron’ familjen Kardashian-Jenner


               Publikuar në : 16:50 - 12/09/19 |
xhu lia

Një person i panjohur ka shkaktuar panik në familjen Kardashian-Jenner pasi ka tentuar të hyjë më dhunë në shtëpinë e Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.

I panjohuri u fiksua nga kamerat e sigurisë  në shtëpinë e Kylie në Hidden Hills të Kalifornisë dhe më pas i njëjti u pa në shtëpinë e Kim Kardashian.

Ka qenë TMZ, e cila ka publikuar pamjet ku duket personi në kopshtin Kylie. Gjithashtu pamjet e marra nga prona e Kim tregojnë të njëjtin person që po kërkonte diçka në kutinë e saj postare dhe më pas u largua me shpejtësi kur ekipi i saj i sigurisë e vuri re.

Këto incidente kanë shqetësuar familjen Kardashian-Jenner, pasi ata të gjithë jetojnë në një komunitet të mbyllur dhe askush nuk vjen tek rruga ku banojnë.

Kujtojmë se në vitin 2016 persona të armatosur kanë hyrë në apartamentin e Kim Kardashian në Paris ku i grabitën gjëra shumë të vlefshme, ndër to edhe një unazë prej 4 milionë funtash, dhuratë nga bashkëshorti i saj Kanye West./Opinion.al/

Pas