Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i vitit/ U shkarkua se tha të vërtetën, flet profesori

2019/12/26 at 11:05 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Personazhi i vitit/ U shkarkua se tha të vërtetën, flet profesori

“Njëri vë shenjë kryq të kuq. Njëri vë shenjë blu, që nuk e kam mësuar as çfarë do të thotë. Kurse kjo… Ja çfarë janë shqiptarët kur i lë pa sistem. Kjo fletë, e vendosur për të siguruar hyrjen e banorëve, e dini çfarë prodhon truri në panik? Ju shkon në mendje ju që shkojnë natën e shkulin dhe ia ngulin pallatit të vet? Ju shkon në mendje ju? Ngjyrë e kuqe është kjo, ngjyrë e kuqe ka këtu, në këtë format, në konkluzionin ku thotë e kuqe e pabanuar. Këtu, mund të jetë e kuqe kjo, po u shoqërua me ngjyrë, që nuk duhet banuar, ose duhet banuar, se ka idenë ky. Ka lloje-lloje të kuqesh…”


Vetëm pak ditë pas këtyre deklaratave të pedagogut dhe konstruktorit Agim Seranaj në emisionin “Opinion”, një letër që mban firmën e dekanit Neritan Shkodrani, e shkarkon atë nga detyra si zv/dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Në një intervistë për “Opinion”, Seranaj thotë se nuk ka një arsye për këtë vendim.

“Jo nuk kam arsye, sepse arsyen që do të kisha do ta lexoja tek vendimi. Dhe tek vendimi nuk ka ndonjë arsye, kështu që unë nuk e di akoma kush do të ketë qenë arsyeja dhe pres ta mësoj edhe unë. Në vendim është një nen atje i ligjit të Arsimit të Lartë, i cili thotë që dekani emëron dhe shkarkon zëvendësdekanin. Sipas procedurave që i përcakton statuti i Universitetit. Pastaj kur i kthehesh statutit të Universitetit, atë nenin e statutit, ajo në fakt nuk detajon asgjë. Dhe ajo thotë të njëjtën gjë, që dekani emëron dhe shkarkon zv/dekanin“.

Pra nuk ka një motivacion të specifikuar?

“Jo nuk ka, nuk ka akoma. Unë shpresoj dhe uroj që kjo të ketë qenë një lapsus, ose një nxitim, nuk e gjej dot se ç’mund të ketë qenë. Sepse të drejtën në fakt për të gjetur bashkëpunëtorin edhe për emëruar apo dhe shkarkuar le ta ketë, por ka procedura të akteve administrative. Do të thotë minimalisht duhet ta kishte bërë një bisedë, duhet të ishte shprehur përse arriti deri tek kjo, sepse ndoshta ndonjë keqkuptim mund të ketë patur dhe nëse do të kishim bashkëbiseduar mjafton edhe 55 minuta kohë, me siguri nuk do ta kishte bërë. Unë shpresoj do ta anulojë ai atë. Mbase vetë jo në fakt, sepse nuk e ka të lehtë. Po nuk është vendim final. Vendimi final për këtë punë e merr institucioni i Drejtorit nga Rektori dhe kjo punë tani me siguri po trajtohet edhe nga Rektori, sepse në takimet që kemi bërë, edhe Rektori është ndjerë i habitur, i çuditur dhe nuk e ka mirëpritur në fakt këtë vendim kaq të shpejtë dhe të prerë dhe të paparashikuar, pa asnjë lloj sinjali. Kështu që unë kam depozituar atje një kërkesë tani, që pres ta trajtojë Rektori, edhe do marrim përgjigje dhe do shohim a ka arsye dhe a qëndrojnë? A janë zbatuar procedurat? A është i drejtë vendimi i dekanit? Do ta zbardhë mesiguri institucioni“.

Me një përvojë më shumë se 20-vjeçare në mësimdhënie dhe në projektimin e më shumë se 1 mijë konstruktioneve, inxhinier Seranaj bashkë me kolegët e tij qenë ndër të parët specialistë që u përfshinë në procesin e inspektimeve të dëmeve, në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Na qëlloi që ne duhet të bëheshim, nga profesionet tona, më të prekurit prej kësaj gjëje dhe më aktivët për t’u përballur me këto fatkeqësi. Kështu që, që ditën e parë ne jemi organizuar në grupe pune profesionale për të bërë vlerësimet e dëmeve dhe për të orientuar njerëzit se ç’duhet të bëjnë”.

Por ndërsa pret që Rektori të mos pranojë shkarkimin e tij nga ana e dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë, Agim Seranaj vijon të jetë aktiv. Së bashku me specialistë të tjerë, ata synojnë të ndihmojë në tejkalimin sa më shpejt të situatës së krijuar për tërmetin e 26 Nëntorit përmes një platforme konkrete për menaxhimin e situatës./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
-U tha në Opinion

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

23 Dhjetor, 2025 11:03 pm
“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
Aktualitet

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

23 Dhjetor, 2025 11:01 pm
Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
Kronikë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

23 Dhjetor, 2025 10:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje

23 Dhjetor, 2025 9:55 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

23 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Kronikë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

23 Dhjetor, 2025 5:45 pm
Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

23 Dhjetor, 2025 3:20 pm
Para
Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi 27 Dhjetor 2019

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2019

Moti për ditën e sotme 27 Dhjetor 2019

Cila është trashëgimia që po lë pas Angela Merkel

Cila është trashëgimia që po lë pas Angela Merkel
















TE FUNDIT

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
23 Dhjetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me hetimet e drejtësisë ndaj Ergys Agasit dhe rolin e tij në takimet...

Lexo më shumë

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
23 Dhjetor, 2025

Biznesmeni Gerond Meçe u rrëmbye për t’u kërcënuar që të tërhiqej nga tenderat e AKSHI-t. Emisioni Në Shënjestër”, nxjerr detaje...

Lexo më shumë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
23 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje dalin nga dosja hetimore e AKSHI-t, ndërsa emisioni i gazetares Klodiana Lala në News 24, publikoi këtë...

Lexo më shumë

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
23 Dhjetor, 2025

37 persona janë bllokuar në këtë ‘cikël tragjik’, si pasojë e këmbënguljes së Donald Trump për të rikthyer dhe forcuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com