Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i vitit/ Hoxha: Nga emigrant në Greqi, tek përballja me bandat

2019/12/26 at 10:30 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Personazhi i vitit/ Hoxha: Nga emigrant në Greqi, tek përballja me bandat

Personazhi i fundit i përzgjedhur nga emisioni “Opinion” si personazh për vitin 2019 është gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha. Ai ka treguar sesi ka nisur të jetë pjesë e gazetarisë dhe e fushës së kronikës. Gjithashtu ai ka ndarë për publikun faktin se në moshën 16-vjeçare ka qenë emigrant në vendet fqinje si Itali dhe Greqi.

“Kam qenë emigrant në Greqi dhe Itali por më shumë në Greqi. Në vitin 1991 kur u hapën kufijtë me kuriozitetin që kishim unë mbaj mend kam qenë me pushimet e verës në gjimnaz sa kisha mbaruar pushimet …kam qenë në vitin e dytë gjimnaz dhe ika në Greqi…mora malin dhe kam bërë goxha rrugë në këmbë madje kujtoj që kam mbajtur dhe ditar. Kam patur shënime çdo moment kur bënim pushim për të ngrënë bukë ose për t’u çlodhur unë kam mbajtur shënime. Herën e parë rruga zgjati 4 ditë, kemi kaluar Sarandaporën nga lumi që bashkohet me Vjosën tek tri Urat, mbaj mend kemi lënë Konicën në krahë të djathtë dhe kemi përshkruar të gjithë alpet greke deri kemi dalë në Larisa. Janë zona që unë tani mbrapa kam dashur disa herë t’i vizitoj, nuk e kam bërë dot këtë udhëtim kur kam kaluar nga mali Gramozit dy herë. E kam dhe për punë të njëjtën rrugë , që bëra si emigrant sesi çohej kanabisi. Mua më ka rastisur një herë me mushkë dhe kishte diçka interesante që mushka e dinte rrugën më mirë se ne. Mushka e dinte ku do të shkonte dhe në ndiqnim shtegun ajo shkarkohej atje dhe kthehet vet mbrapsht.

Në Itali nuk kam qëndruar shumë, shkova si emigrant nga Greqia shkova në Itali dhe më pas sërish në Greqi. Ai që kishte shkuar përpara nesh dhe kishte ndenjur 6 muaj në Greqi, na mësoi që fjalën ‘jo’ nuk duhej t’a thonim, çfarëdolloj pune të dilte në do ta bënim. Dhe pastaj kemi zënë me rashë të gjitha punët në ndërtim, në bujqësi, në taverna. Gjithë ideja ishte të siguroje ditën e punës, mundësisht të gjejë 2-3 punë brenda një dite sepse kam qenë me kohën e kufizuar dhe me idenë që do të ktheheshim. Mua më kanë kthyer se vetë nuk kam ardhur ndonjëherë, më ka kthyer policia më kanë kthyer nga ato operacionet e famshme ‘fshesa’. Kur jam kthyer kam patur 350 mijë dhrahmi…Mua nuk më bënte përshtypje shumë pasuria sesa më bënte përshtypje, isha kurioz…dhe bëra shumë mirë që i bëra aq herët sepse kisha një bindje në mendjen time që atë që kisha ëndërr nuk do ta bëja dot në Greqi apo në Itali…,”-është shprehur Hoxha.

Në vijim të emisionit Hoxha tregoi për fillesat si gazetar sportiv e më pas kalimin e tij tek kronika dhe aktualiteti.

“Unë e kam pas ëndërr që fillimisht të isha komentator sportiv. Imitoja shumë dhe vazhdimisht. Edhe në Greqi më mban shpesh afër pasi imitoja…ka qenë një komentator grek i njohur Manoli Mavromates dhe unë e imitoja gjithë kohës, pastaj kam filluar fillimisht si gazetar sportiv , kam bërë dy vjet dhe gjëja që bëj më thjeshtë është gazetar sportiv, prandaj jam aq i angazhuar me sportin.

Tek redaksia e “Koha Jonë” gazeta “Sport Ekspres”që ishte gazeta më e madhe në atë kohë sportive i kishte kompiuterat në kat të parë, unë vija ndërkohë dhe mbuloja klubin “Dinamo” që kisha qenë dhe tifoz me këtë klub. Duke shkuar në stadium filloj të shikoj se kush ishte tek tribuna vip dhe më tërhiqte shumë vëmendjen kjo pjesa. Tek ‘vipi’ shikoj që ishin ata çunat e fortë me emër dhe ndërkohë ishin dhe politikanët aty. I kam gjetur pikërisht në stadium, duke folur me kolegët e kronikës i tregoja që filanin e keni në stadium, ki parasysh në ato kohë Lushnja mori Mario Kembes, lojtar shumë i njohur. Skuadra të tjera filluan të merrnin lojtarë të huaj dhe dukej sikur futbolli ishte më avangardë se shoqëria. Nga kjo kalova tek kronika,1997 më pas ishte ajo që më la aty, zgjodha zonat më të vështira edhe më pëlqenin isha shumë kurioz. Ku nuk shkonte njeri isha i prirur të shkoja. Kisha Beratin që u bë një luftë e vërtetë, sepse jam nga Skrapari dhe duhet të kaloja nga Berati fillimisht dhe duhej të bisedoja me bandën e Karbonarës me gjenin një makinë më çonin në Perondi dhe nga aty duhet t’a bëja në këmbë dhe pastaj duhet të negocioja me një bandë tjetër që të dilja nga Berati dhe të shkoja në shtëpi. Unë i provova të gjitha në fakt sektorë, por ngela tek kronika.

Populli ka një shprehje shumë interesante “Jep dy lekë e hy në valle, jep 5 e nuk del dot”. Tani unë kam hyrë aty brenda dhe aty është një si serial ka një shprehje të famshme që thotë që “Gazetaria është skica e parë e historisë”. Ti ke mundësinë para se të fillosh të shkruash historinë, ti je i pari aty dhe ke mundësi që të shikosh të freskët dhe sidomos unë ngela tek kronika dhe aktualiteti sepse nga të gjitha ato që pashë mu duk si sektori që ishte më i lirë se të tjerët, pra nuk ndërhynte shumë pronari, kryeredaktori, sepse sa i thoshe ti emrin e një banditi thoshte ‘lëre të merret ky me ata, vetëm aman mos të na krijojë probleme”. Është një fushë krejt e lirë që ti ke më shumë hapësirë. Mbaj mend se më ka rastisur të punojë edhe me kryeredaktor Blushin, edhe më Baxhakun dhe me Çanin dhe sa herë vinte një bande te dera thoshin “bëj ca të duash dil te dera merru vesh me ta”. Mendoj që Shqipëria për shkak të zhvillimeve të vrullshme që pati gjatë këtyre 3 dekadave ishte një fushë krejt e parrahur, ne nuk kishim modele fikse kë duhet të ndiqnim por të jepte mundësinë që të krijoje modelin tënd. Nga viti 1998-1999 kur filloi ajo lufta ku shteti po përballej me krimin dhe kemi qenë në një takim me të huaj dhe mbaj mend një gazetar i cili tha “Gazetaria është i vetmi profesion ku ti mund të jesh i thjeshtë në rrugë me duar në xhepa, por të lësh pa gjumë njeriun më të fuqishëm të vendit”. Kjo e rrjeteve sociale ende nuk është maturuar dhe besoj se gazetaria nuk do të zhduket, nga të preferuarit e mi ka qenë gjithmonë Ernest Heminguej dhe gjenialiteti i tij nisi me shkrimet e shpejta që duhet të bënte, ne na duhet të raportojmë për ngjarje shumë shpejt…Nuk e ndaj dot sot me thikë ku mbaron bota e krimit dhe ku fillon e politikës ,”-përfundon gazetari për Opinion./ Opinion.al





Ju sugjerojmë

Ngjarjet në Kosovë, Kurti: Një formacion terrorist, profesionist
Aktualitet

Ngjarjet në Kosovë, Kurti: Një formacion terrorist, profesionist

24 Shtator, 2023 9:27 pm
Njësia Speciale ndërhyn në Manastirin ku strehohen terroristët
Aktualitet

Njësia Speciale e Kosovës brenda manastirit, raportohet për 49 të shoqëruar

24 Shtator, 2023 8:40 pm
Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe
Aktualitet

Vuçiç: Mund të na vrisni të gjithëve, kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur

24 Shtator, 2023 8:35 pm
Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe
Aktualitet

Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe

24 Shtator, 2023 8:30 pm
Zbulohet data e takimit të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Aktualitet

Vuçic nuk mban asnjë përgjegjësi: Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë

24 Shtator, 2023 8:18 pm
Video/Reagimi i Blendi Fevziut: Kosova ka vetëm një zgjidhje, eleminimin e plotë të njësitit dhe identifikimin e dërguesve të tyre
Aktualitet

Video/Reagimi i Blendi Fevziut: Kosova ka vetëm një zgjidhje, eleminimin e plotë të njësitit dhe identifikimin e dërguesve të tyre

24 Shtator, 2023 7:34 pm
Sveçla për operacionin në manastir: Pajisje dhe armatime për disa qindra sulmues të tjerë
Aktualitet

Sveçla për operacionin në manastir: Pajisje dhe armatime për disa qindra sulmues të tjerë

24 Shtator, 2023 7:16 pm
Raportuesja për Kosovën ne PE: Pjesëmarrja potenciale e strukturave të Serbisë duhet të hetohet
Aktualitet

Raportuesja për Kosovën ne PE: Pjesëmarrja potenciale e strukturave të Serbisë duhet të hetohet

24 Shtator, 2023 7:03 pm
Deputeti gjerman për vrasjen e policit në Kosovë: Çfarë arsyetimi do të ketë Vuçiç?
Aktualitet

Deputeti gjerman për vrasjen e policit në Kosovë: Çfarë arsyetimi do të ketë Vuçiç?

24 Shtator, 2023 6:10 pm
Njësia Speciale ndërhyn në Manastirin ku strehohen terroristët
Aktualitet

Njësia Speciale ndërhyn në Manastirin ku strehohen terroristët

24 Shtator, 2023 5:51 pm
Para
Meta: Shpresa për të ardhmen shuhet nga keqqeverisja…

Meta-qytetarëve: Mos prisni nga ndërkombëtarët, se nuk u bëhet vonë

Personazhi i vitit/ U shkarkua se tha të vërtetën, flet profesori

Personazhi i vitit/ U shkarkua se tha të vërtetën, flet profesori

Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi 27 Dhjetor 2019














TE FUNDIT

Ngjarjet në Kosovë, Kurti: Një formacion terrorist, profesionist

Ngjarjet në Kosovë, Kurti: Një formacion terrorist, profesionist
24 Shtator, 2023

Ndërsa mori pjesë në ceremoninë e ndezjes së qirinjve për policin Afrim Bunjaku, i vrarë nga një sulm terrorist nga...

Lexo më shumë

Njësia Speciale e Kosovës brenda manastirit, raportohet për 49 të shoqëruar

Njësia Speciale ndërhyn në Manastirin ku strehohen terroristët
24 Shtator, 2023

Ndërsa presidenti i Serbisë ka akuzuar kryeministrin Kurti për gjithë situatën e krijuar në veri të Kosovës, bëhet me dije...

Lexo më shumë

Vuçiç: Mund të na vrisni të gjithëve, kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur

Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe
24 Shtator, 2023

“Nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Mund të na vrisni të gjithëve, të thoni çka të doni. Kurrë Serbia...

Lexo më shumë

Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe

Vuçiç: Vendimet do t’i marrim në mënyrë themeltare, të krijohet bashkësia e komunave serbe
24 Shtator, 2023

Në daljen e tij për mediat presideni serb Aleksandër Vuciç ka deklaruar se ende nuk ka një vendim për sjelljet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com