Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i Javës/ Partia!

2016/10/22 at 12:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Personazhi i Javës/ Partia!

Rubrika e kësaj jave në Opinion.al ka në qendër të vëmendjes jo një personazh konkret, fare mirë, mund të ishte edhe ai, unë dhe ti. Përtej kësaj, është një tip njeriu, një model i caktuar mendimi, filozofie apo fryme. Janë disa të tillë. Profesorë, biznesmenë, gazetarë dhe studentë. Janë të gjithë bashkë. Aty. Partia nuk nënkupton vetëm një grupim njerëzish, të ishte vetëm kaq, nuk është asgjë. Ajo është një brumbull, që sot, mbledh e mbledh pa fund vetëm m*t…


Nga Reldar Dedaj

19 tetor 2016. Kronika e një vendi ku partitë e ‘pavarura’ lindin në çdo palë zgjedhje dhe nëqoftëse llogaritë nuk dalin, sipari bie.

Ka një jetë që po vazhdon kështu: qeveria kur ngec në rrugë dhe njerëzia e shikon gjen një shkurre ku fshihet një lepur. E zgjon kafshën e frikësuar dhe kënaq njerëzit; vazhdon rrugën krejt e qetë, pa frikën e lepurizmit në bark.

Ja kështu po ndodh. Gjeti disa persona që i thonë vetes jemi të pavarur. Më duket se kishin edhe grada shkencore. Jepnin edhe mësim në fakultet. Mendonin se janë kundra të gjithëve. Të veçantë. Me çanta të hedhura pas shpine. Syze optike dhe vetulla të ngrysura. Ata të linin përshtypjen se mund të ishin njerëz të gurit.

Si fillim, gjenitë e vërtetë kanë mbledhur gurë, pastaj i kanë punuar…Punojnë përsëri e përsëri deri sa i japin formë gurëve. Mirëpo, këtu gjenitë nuk kanë nevojë as të mbledhin gurë dhe as të stërmundohen për t’i latuar dhe as për të punuar mbi ta; këta janë gjeni prej fillimit. Dhe këta do shpëtojnë Shqipërinë. Askush nuk do vuajë nga mungesa e drejtësisë, bollëk dhe mirësi për të gjithë. Këta janë gjenitë e ndryshimit, këta do bëjnë të zezën të bardhë dhe ferrin parajsë.

Gjenitë u shfaqen simbolikisht në rrugën e Ambasadave dhe premtuan ndryshim.

Por kush janë gjenitë? Më mirë do të ishte pyetja, a kemi gjeni ne?

Kemi apo s’kemi, kjo është çështja. A quhen shkrimtarët dhe artistët e mëdhenj, mendimtarët, filozofët dhe publicistët?

Gjeni të një kombi mund të quhen njerëzit më me vlerë. Atyre që përpara gojës, u flet vepra.

More, ku i kanë veprat këta që dolën përballë rrugës së Ambasadave dhe prezantuan partinë e re?

Çudi, si erdhi puna deri këtu.

Lista e kësaj partie, tani për tani, nuk kishte asnjë emër gjeniu që fillimisht ka mbledhur gurë, pastaj i ka dhënë formë gurit. Në vitet e para të Demokracisë, atëherë edhe kur partitë ishin në modë, të gjithë i drejtuan sytë nga ‘guroret’ ku punuan mjeshtrit.

Dakord! -mund të thotë dikush. Ndërsa shton, e kuptuam se gjenitë kanë mbetur jashtë, por këta që dalin për televizorë, që kanë syze me numër të madh, që herë flasin dhe herë mendohen, që kanë shkolla private, që u ka dalë emri herë në një parti e herë në tjetrën, nuk janë gjeni?

Në fakt kush do guxonte të ftonte shqiptarët për t’u dhënë votën apo cili do të ishte nga këta ministër, deputet a profesor nëse do të ishte puna kriter!? Ja pra që Qeveria ka punuar me mend. Tashmë njerëzia po gjurmon llojin tjetër: Kush ishte në ‘Big Brother’ , kush ishte në gjykatë, kush mori një diplomë nga jashtë, d.m.th, kush nuk ishte këtu, me një fjalë, në gurore.

Po të krenoheshin gjenitë, do të zbulohej puna, pastaj puna do të nxirrte kush u pasurua nga këta pa punë. Obobobooo…



Ju sugjerojmë

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
Kryesore

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

20 Qershor, 2026 9:38 am
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Para
Shpërthime masive në Belgjikë, tre persona me kallashnikovë në rrugë

Shpërthime masive në Belgjikë, tre persona me kallashnikovë në rrugë

Autobusi 2-katësh përplaset me urën, mbi 20 të plagosur

Autobusi 2-katësh përplaset me urën, mbi 20 të plagosur

Prokuroria: 30 punëtore, çdo ditë në industrinë e hashashit në Fushë-Krujë. Ja detajet

Pronari i magazinës së drogës para gjykatës: Janë të gjitha të miat, të arrestuarit e tjerë janë pa faj
















TE FUNDIT

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
20 Qershor, 2026

Partia Socialiste  mbledh sot, më 20 qershor, Grupin e saj Parlamentar në një takim të zgjeruar, ku në qendër të...

Lexo më shumë

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}