Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i Javës/ Censura në demokraci ka fituar lirinë

2016/10/15 at 10:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Personazhi i Javës/ Censura në demokraci ka fituar lirinë
Personazhi i kësaj jave në Opinion.al mund të ishte drejtoresha ‘A1 News’, e pushuar nga puna, Alida Tota. Mund të ishte regjisori i emisionit investigativ ‘Publicus’, Artan Rama. Mund të ishte, mund dhe mund… pa fund. Shumë ngjarje dhe shumë emra njëkohësisht. Por ajo që i lidh më së miri, bashkë, emrat dhe ngjarjet është një fije e hollë. Herë e dukshme, herë jo. Censura.  Dhe nuk është ashtu siç e kanë menduar prej kohësh; nuk është trup i vetëm, nuk është vetëm mendje, nuk është as vetëm shpirt, por është të gjitha bashkë, ndoshta pak më shumë. Është sa frymë aq dhe filozofi. Pra, kësaj radhe në Opinion.al vjen censura jo vetëm si personazh por edhe si emërues i përbashkët i të gjitha ngjarjeve dhe personazheve të përfshira në to…

Nga Reldar Dedaj


Askush nuk e besoi në fillim, por ja që censura në demokraci ka fituar lirinë. Censura ndodhet aty ku ndodhemi ti dhe unë, ku ndodhemi secili prej të gjithëve.

Dhe nuk është ashtu siç e kanë menduar prej kohësh; nuk është trup i vetëm, nuk është vetëm mendje, nuk është as vetëm shpirt, por është të gjitha bashkë, ndoshta pak më shumë. Është sa frymë aq dhe filozofi.

Ata që bëjnë sikur bezdisen prej censurës, janë përpjekur të fusin edhe në sallat e mbyllura televizionet, si për shembull sallën e mbledhjeve të qeverisë dhe sallën e Parlamentit që ruhen nga ushtarë të armatosur. Gjithçka e kanë hapur për syrin e publikut.

Por edhe këtu ka hyrë censura. Kemi frikë se këtu dhe në media ka hyrë më shumë se kudo tjetër. Madje, është provuar se censura, drejt e në rrugë ka dalë nga mediat dhe sallat e mbyllura e të ruajtura mirë.

A nuk ishte e tillë historia e trishtë e Ardit Gjoklajt? Pushimi nga puna e drejtoreshës së informacionit në “A1 News’, Alida Tota? Mos transmetimi i emisionit investigativ “Publicus” në Vizion Plus?  Të treja ngjarjet ka diçka misterioze që i lidh njëra me tjetrën. Në fakt, filispanja që i lidh më mirë se çdo gjë tjetër këto tre ngjarje, është censura.

Paradoks, por censura e shumfishon veten në disa mënyra.

Në Gjirokastër, Sokakut të të Marrëve i vunë emrin Rruga e Pionierëve; por emri i ri nuk jetoi gjatë. Sokaku i të marrëve nuk do të vdesë kurrë. Kudo në botë marrëzia ka lënë shenja të pashlyeshme: Ka mbetur emërtimi Anija e të Marrëve, Margoja e të Marrëve, Vallja e të Marrëve, etj. Marrëzia ka fituar hierarki.

Pak a shumë kështu thanë disa kur dëgjuan për censurën. Erioni është i marrë. Biznesi që vret natën, që punëson minoren, pa kontrata pune, pa mbrotje, pa trajnime është i marrë.

Vetë censura përballë teknologjisë duket diçka krejtësisht e marrë. Raporti investigativ, Kodrina e vdekjes, që u përgatit nga ekipi “Públicus”, e që nuk u lejua të transmetohej nga administratorët në “Vizion Plus”. U transmetua online. Një ditë më pas, ishte emisioni ‘Opinion’ në TV Klan që theu damkën e turpit për televizionet në vend.

“Ky film është historia e një vdekje dramatike që u tentua të mbulohej e më pas të shpërfillej! Ky film është historia e një kontrate favorizuese që u mbajt e fshehtë! Ky film është historia e Alida Totës që u pengua, u censurua e më në fund u pushua sepse kërkoi t’i zbulonte! Ky film është kundër censurës. Ky film reflekton përpjekjen dhe kurajon tonë për të thënë të vërtetën”, shkruan regjisori Artan Rama.

Pjesa e dytë e censurës, nuk është vetëm bllokimi, në fakt kjo është pjesa esktreme e saj dhe kjo është një çmenduri në vetvete. E asgjë më shumë se kaq. Asgjë. Por elementi i dytë, lidhet me shumëfishimin e censurës. Është ajo që përhapet vesh më vesh. Këta që bëjnë si viktima janë gazetarë të PD-së. Censura e koduar, kërkon më ngulm të mbulojë të parën. Dhe të kërkosh me epsh të nxjerrësh të vdekurit nga varri si fantazma që kërkojnë shpagim nuk është një gjë aq e lehtë në kushtet që murmurima disajavore, duket se rifillon nga e para.

Por duket se marrëzia nuk mbaron, siç duket, censura nuk qenka asgjë tjetër, veçse ana tjetër e marrëzisë. Sepse, si njëra si tjetra, edhe kur ndëshkojnë edhe kur mashtrojnë, në të dyja rastet, aktin e kryejnë në turmë ose në grup. Censura është sëmundje që tërheq më shumë njerëz dhe shumfishon vetveten.

Censura shpeshherë bën rrugën e sëmundjes së pishës, sëmundje që quhet procesionare. Brenda një ore krimbi vdekjeprurës i pishës proceson (thanë) miliona të tjera dhe bën kërdinë. Censura përhapet rrugëve dhe bareve, por vjen prej zyrave e sallave të ruajtura. Dilema se a kemi censurë apo jo, tundon sëpari, vetë arkitektët e gjësë. Pasi atyre u duket se nuk ka censurë. Kjo është marrëzia. Dhe pikërisht kjo është ajo që e bën censurën të guximshme që të dalë nga sallat e mbyllura në rrugë; dhe këta të rrugës aq të guximshëm sa që besojnë.

 



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Deputeti i LSI Spartak Braho shtrohet në urgjencën e QSUT

Deputeti i LSI Spartak Braho shtrohet në urgjencën e QSUT

Françeska dhe Zaimina në Dubai/ Dy ‘bishat’ shqiptare po çmendin arabët?

Françeska dhe Zaimina në Dubai/ Dy 'bishat' shqiptare po çmendin arabët?

VIDEO/ Gafa e BBC- së, zëvendëson ‘gabimisht’ kryeministren e Skocisë me një gorillë

VIDEO/ Gafa e BBC- së, zëvendëson 'gabimisht' kryeministren e Skocisë me një gorillë
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com