Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhi i Javës/ Ardian Braho, prokurori që tregoi se drejtësia nuk duhet marrë seriozisht

2016/10/01 at 9:58 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Personazhi i Javës/ Ardian Braho, prokurori që tregoi se drejtësia nuk duhet marrë seriozisht

Pas publikimit të një video-skandali nga emisioni investigativ ‘STOP’ në TV Klan, prokurori i pezulluar nga detyra Ardian Braho prej tre ditësh është shndërruar në virus të rrjeteve sociale dhe mediave on-line. Pamjet që tregojnë oficerin Fatos Lushi që kërkonte 18 mijë euro në emër të prokurorit Braho të përmbysnin në çdo moment. Për këtë arsye, si njeriu më i përfolur në media, prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Ardian Braho është zgjedhur si personazhi i javës në Opinion.al.


Nga Reldar DEDAJ

Të mërkurën në darkë, emisioni investigativ ‘STOP’ në TV Klan, nëpërmjet një video-skandali risolli edhe njëherë tjetër në vëmendjen e opinionit publik, korrupsionin në sistemin e drejtësisë shqiptare. Prova filmike është e pamohushme.

Kamera e fshehtë e publikuar, dëshmoi rastin skandaloz se si numërohen 18 mijë euro ryshfet brenda një makine, sipas bisedës me oficerin Fatos Lushi, parat do shkonin në adresë të prokurorit Ardian Braho, në këmbim të heqjes së sekuestros së 150 mijë euro që i ishin transferuar nga jashtë, shtetasit Gani Manollari.

Pavarësisht nga tensioni i ngjallur nëpër rrjetet sociale apo dhe në media të ndryshme on-line, i pezulluar nga detyra, Ardian Braho ka mohuar akuzat lidhur me video-skandalin e transmetuar në emsionin ‘STOP’ në TV Klan, ku në emër të tij, oficeri Fatos Lushi i mori një qytetari 18 mijë euro ryshfet.

“Nuk kam asnjë lidhje me 18 mijë eurot e marra nga oficeri Fatos Lushi në videon e publikuar në media. Oficeri ka përdorur emrin tim pa dijeninë time dhe për këtë arsye kërkoj të hetohet gjithçka, të dalë e vërteta dhe të mbajë përgjegjësi sipas ligjeve në fuqi çdokush që është implikuar”.

Me këto fjalë, Ardian Braho, u është drejtuar kolegëve të tij të Krimeve të Rënda. Braho u mor në pyetje në një seancë maratonë në lidhje me videon e transmetuar nga emisioni investigativ ‘STOP’. Fill pas transmetimit të video-skandalit, dy oficerë të hetimit të Krimeve të Rënda shkuan në zyrën e Ardian Brahos e Fatos Lushit në Prokurorinë e Tiranës, dhe sekuestruan dokumentet që gjetën aty në lidhje me dosjen e 150 mijë eurove të sekuestruara.

Mësohet se prokurori i pezulluar nga detyra, është shprehur i gatshëm për çdo verifikim, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet që janë ngritur ndaj tij. Në orën 17:00, Ardian Braho ka lënë zyrat e Prokurorisë, për t’u kthyer në shtëpinë e tij. Kjo është e gjithë historia. Hëpërhë!

Ajo që s’dihet është humbja. Dhe kjo është e kuptueshme, për humbjen ke përherë dëshirë të flasësh. Si është e mundur? Jo, s’është e mundur…Janë piskamat e para, kundërshtimi i parë që shoqëron çdo humbje, të çdo natyre qoftë. E kush e mendoi, se bash në kohën e suksesit të madh, në kohën kur reforma në drejtësi sapo kishte dalë nga kantieri, ndodhi ajo, e mosqofta: gjëma. Askush nuk do ta besonte se pikërisht në kohën kur njeriu nisi të bëhej i ndërgjegjshëm se s’kishte të bënte me truke mediatike, nga ato që ishin shkruar me qindra herë në ekranet e televizioneve, me një fjalë, kur të gjithë qenë të sigurtë se korrupsioni në drejtësi do ishte një prej çështjeve të së kaluarës, si me një të rënë të lapsit, nisi dhe humbja e kësaj ideje.

Koha natyrisht e donte suksesin, përderisa e polli atë, por ndërkaq ajo kishte dhe rezervat e saj. Mendimi i parë, në lidhje me ngjarjen e publikuar nga ‘STOP’, ishte pak a shumë i kësaj natyre: ndodhi, ç’ndodhi ryshfeti u realizua brenda planetit tonë, Shqipëri. Ajo është tepër e vogël për këtë humbje. Sido që të ndodhë, do qëmtohet çdo kënd, do të përmbysen kompjutera, arkiva e dokumente. Në fund të fundit, jemi të bindur se afera u bë këtu, në Shqipëri, në kërthizë të saj, e ndoshta pikërisht nga kjo, nga fakti se humbja ndodhi mes nesh, fajtori nuk ka se ku të jetë ndryshe përveçse diku, në ndonjë cep.

Megjithatë, shpresa ka mundësi të jetë e kotë. Nga su kërkuan fajtorët për gjatë gjithë natës, u thirren dhjetra të dyshuar, hulumtuan në miq e armiq të tij, e në fund asgjë, asgjë  s’e lidh drejtpërdrejt prokurorin me parat. Të paktën kështu thuhet. Por kjo nuk është asgjë tjetër, veçse një pjesë e historisë. Pjesa e munguar që zor e ka të dalë në sipërfaqe, ka mundësi të jetë, ajo që rri strukur, në errësirë, një sistem paralel i drejtësisë, që kontrollohet nga fantazmat.

Për parat e marra, nuk dihet mirë nëse kanë avulluar, e rëndësishme është se ata që kryejnë këto veprime nuk duan të njohin ligjet dhe rregullat e këtij vendi, na dëshmuan para syve se gjithçka është falso dhe në këtë vend asgjë nuk është e nevojshme të merret seriozisht, qoftë ajo edhe vetë drejtësia.

 

Etiketa: Brahodrejtesiapersonazhi i javes


Ju sugjerojmë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
Kronikë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

4 Qershor, 2026 3:15 pm
Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
Aktualitet

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

4 Qershor, 2026 3:11 pm
Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje
Kronikë

Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje

4 Qershor, 2026 3:06 pm
Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri
Aktualitet

Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri

4 Qershor, 2026 2:48 pm
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve

4 Qershor, 2026 2:44 pm
VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër
Politikë

VIDEO/ Zvërneci, Braçe pas deklaratës së Ramës: Transparencë, asgjë tjetër

4 Qershor, 2026 2:37 pm
Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit
Bota

Kim Jong Un inspekton centralin e ri bërthamor, planifikon rritje të prodhimit

4 Qershor, 2026 2:33 pm
Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin
Bota

Hezbollahu refuzon armëpushimin e SHBA me Izraelin

4 Qershor, 2026 2:18 pm
Kuba mes izolimit dhe varfërisë, qytetarët shesin gjithçka për të mbijetuar
Bota

Kuba mes izolimit dhe varfërisë, qytetarët shesin gjithçka për të mbijetuar

4 Qershor, 2026 2:16 pm
“Hiqni dorë nga kundërmitingu në Vlorë”, Balla-Berishës: Po bën diversion
Kryesore

“Hiqni dorë nga kundërmitingu në Vlorë”, Balla-Berishës: Po bën diversion

4 Qershor, 2026 2:14 pm
Para
Taksat e çuditshme të Bashkisë së Korçës. 100 lekë metri katror kush nuk hap dyqanet

Taksat e çuditshme të Bashkisë së Korçës. 100 lekë metri katror kush nuk hap dyqanet

Intervista/ Fatos Lubonja: 18 biznesmenë kanë kapur Shqipërinë

Intervista/ Fatos Lubonja: 18 biznesmenë kanë kapur Shqipërinë

Zbardhet Kodi i Etikës në PS, Edi Rama u ‘mbyll gojën’ deputetëve dhe ministrave

Zbardhet Kodi i Etikës në PS, Edi Rama u 'mbyll gojën' deputetëve dhe ministrave
















TE FUNDIT

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
4 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot zyrtarisht se ka zgjeruar hetimet ndaj ish/zëvendëskryeministres dhe ish-ministres...

Lexo më shumë

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
4 Qershor, 2026

Gardhi me tela me gjemba që rrethoi kantierin ku pritet të ndërtohet resorti luksoz në Zvërnec, është hequr. Ishte ai rrethim...

Lexo më shumë

Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje

Igli Tare në SPAK, 5 orë e gjysmë marrje në pyetje
4 Qershor, 2026

Igli Tare, ish-futbollisti i Kombëtares dhe ish-drejtori i Lazios dhe Milanit në Itali, është vënë nën akuzë nga SPAK. Paraditen...

Lexo më shumë

Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri

Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri
4 Qershor, 2026

Hunter Biden, djali i ish-presidentit të SHBA-së Joe Biden, ka sulmuar familjen e Donald Trump duke përmendur investimin e Jared Kushner dhe së bijës Ivanka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}