Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Personazhet e Tiranës së viteve ’30/ Kush ishin Shaban Qosja, Kizi Pazarit, Lymi Tutit etj.

2018/06/02 at 4:59 PM
në Sociale
Kohë leximi: 6 min
A A
Personazhet e Tiranës së viteve ’30/ Kush ishin Shaban Qosja, Kizi Pazarit, Lymi Tutit etj.

Tirana paqësore dhe e pasur me dashuri kishte personazhet e vetë popullorë që ende sot kanë eko-n e tyre urbane. Kaluar goje më gojë, sy më sy dhe sot ata tingëllojnë kaq autentikë sa nuk i shpëton dot shprehjen “ ah .. poooo!!!”. Flasim shpesh për histori trimash, herojsh apo edhe luftërash të fituara e të humbura.


Diskutojmë për familje të mëdha të tradhëtuara apo besëmbajtura, për financues që ende i dedikojmë një vend lavdërues për historinë e Tiranës sonë tjerrëse. Orëndreqës, rrobaqepës, ndërtues (me qerpic), bakerzhij, samarxhij, kepucarë mjeshtra, argjendarë. Por janë edhe ato legjendat urbane të rrefyera apo të para nga brezi i 60-70-80 vjeçarëve të sotëm.

Personazhe të cilët për kohën ishin si turpi i Tiranës sojlie (fisme). Por, një qytet ka nevojën e nxjerjes nga arkivavt jo vetëm të historive  trimëruese, por edhe atyre histori e personazhe të cilat bënë një qytet atë që atëherë ishte, dhe që sot është.

Raimonda Shundi (Dervishi)/ Tirana paqësore dhe e pasur me dashuri kishte personazhet e vetë popullorë që ende sot kanë eko-n e tyre urbane. Kaluar goje më gojë, sy më sy dhe sot ata tingëllojnë kaq autentikë sa nuk i shpëton dot shprehjen “ ah .. poooo!!!”. Flasim shpesh për histori trimash, herojsh apo edhe luftërash të fituara e të humbura.

Diskutojmë për familje të mëdha të tradhëtuara apo besëmbajtura, për financues që ende i dedikojmë një vend lavdërues për historinë e Tiranës sonë tjerrëse. Orëndreqës, rrobaqepës, ndërtues (me qerpic), bakerzhij, samarxhij, kepucarë mjeshtra, argjendarë. Por janë edhe ato legjendat urbane të rrefyera apo të para nga brezi i 60-70-80 vjeçarëve të sotëm.

Personazhe të cilët për kohën ishin si turpi i Tiranës sojlie (fisme). Por, një qytet ka nevojën e nxjerjes nga arkivavt jo vetëm të historive  trimëruese, por edhe atyre histori e personazhe të cilat bënë një qytet atë që atëherë ishte, dhe që sot është.

Sot kemi kaq shumë informacione dhe gjallëri saqë shumë fenomeneve as që na del koha t’i kushtojmë vvëmëndje e jo më të merremi me to.  Personazhe të shumtë vidhen nga zhurma e ditëve të ngarkuara, mjaftë ngjarje na zvjerdhin shijen e të qenurit njeri ku fokusi yn të jetë komshiu pranë, furra e bukës, i meti i lagjes, qefliu, thyerësi i ligjit…. Lagja jonë është vendi ku ne çdo ditë shohim jetët tona në sytë e tjetrit. Është vendi ku u lindëm, po rritemi, krijuam familjet, ndarjet, plakjet e prindërve tanë … e më pas tonën. – “C’ bo vaki n’komshi, prite n’shpi” është shprehja tipike Tiranse ku sedërton çdo kënd për raportet me njëri-tjetrin. Ne, qytetin tonë nuk mundemi ta mbajmë të pandryshueshëm, ndërsa kujtimet janë aty, stoike. Nuk duhet t’i lëmë të zëvendësohen me fluksin pa jetë të ditëve që po jetojmë. Le të kujtojmë pra, na bënë mirë për memorjen dhe orjenton fëmijët tanë për vazhdimin. Umberto Eko në një nga shkrimet e tij mbi kohët dhe kancerin e saj është lartësimi mbi  dobinë e kujtesës jo vetëm për ne, por sidomos brezit të ri. Është një nga format më të këshillueshme ku zëvendesimi i teknologjisë duhet me urgjecë t’i kalojë raporteve njerëzore, kontaktit, rrugës, lagjes,librit, kujtimit. Tani,sot, pa qënë shumë vonë nesër.

Personazhet e qytetit tonë

Hajdutët që dorëzoheshin vetë

Dita e enjte ishte ditë pazari dhe të gjithë fshatarët e fshatrave rreth e rrotull zbrisnin në qëndrën e Tiranës me mallin e tyre, lidhnin gomerët në periferitë e qëndrës që ishte diku te farmacia 5 sot dhe shisnin produktet e tyre. Bashkia me sektorin e xhandarmërisë e dinte fare mirë se cilët ishin elementet të cilët  vuanin nga mania e vjedhjes, kleptomania, gjithsej rreth 4,5 persona. Këto ishin të detyruar që në ditën e pazarit, pra të ejten, të qëndronin në xhandarmëri deri në orët kur mbyllej orari i shitjeve. Dhe ata e zbatonin rigorozisht duke u paraqitur vetë.

Lymi i Tutit

Një personazh sa simpatik aq edhe ironik përpost pamjes së tij prej endacaku. Lymi kishte pasion hekurishtet dhe çdo ditë mblidhte gjithçka që mundej për t’i depozituar ne shtëpinë e tij, të kthyer në një magazinë skrapi. Kënga “Siciljana bruna” ishte lajtmotivi I Lymit, gjë që vërteton natyrën e gëzuar dhe optimiste përkundrejt kushteve të jetesës. Flitet se vetë babai kryegjyshatës kujdesej për të pasi i doli në ëndërr profecia se ku duhej të ndërtohej ambjenti i tyre i kultit. Në Tiranën e atyre viteve ku syri të kapte vetëm hapsira bosh kishte alternativa pa fund oazesh për gjithçka.

Tirana e varfër kishte fare pak lypsa; ne do sjellim tre raste. I pari ishte Besim 2-lekshi. Besimi donte vetëm 2 lek nga banorët. Me sa duket kuptonte se fukarallëku I tiranasve nuk i jepte më shumë se kaq dhe për të ruajtur zotnillikun edhe në rastin e një shume  më të madhe, ai i kthente mbetjen, ndaj quhej si lypsi që kthen kusur. Rasti i dytë ishte i një personazhi që rinte gjatë gjithë kohës te “Bar Crimea” diku te zona e sahatit dhe priste kur dikush nga klientët ta qeraste. Lypsari nuk kërkonte para, por vetëm alkol. Klientët e “Crimea” (emër qyteti rus) e kishin objekt zbavitjeje, pasi në përgjithësi personazhi yn flinte dhe kur fansat e gjenin në gjumin rënduar edhe nga pija, e ngacmonin  për ta zgjuar, ai u përgjigjej me batutat tipike – “ Shejtoni po fle, cke që e zgjo, jepi një dopjo ime”. Kur dikush e zgjaste humorin dhe e pyeste në donte të martohej pse jo edhe me nënën e tij, ai ironizonte – ”por kujto se do fle me të”. Sala, lypsari që këndonte. Te Bardhoshët (rrobaqepës profesionistë me emër) që ndodhen diku në rrugën Ali Pash Gucia(Kisha katolike) Sala kalonte vazhdimisht dhe nuk kërkonte asgjë, vetëm këndonte  – kape zaro (qenin) kape leprin, haje me dhom e çoja të zotit. Me këtë tekst donte tu thoshte familjarëve se tani qeni do dali, por ai e këshillon tu qëndrojë besnik të zotëve. Pas kësaj plakat e shtëpisë dilnin dhe i falnin çfarë të mundnin, ndërsa Sala me bastunin-shok, largohej paqësisht.

Në dyqanet e viteve që po i referohemi edhe këtyre personazheve, nuk vidhej asgjë. Nëse vidhje një rrotë me pe që kushtonte njëmijë lek, dënoheshe me 1 deri në 3 vjet burg. Një tjetër personazh i njohur ishte edhe Kizi i pazarit, endacakja me aftësi të kufizuara dhe që vazhdimisht mbetej shtatëzan nga të panjohur. Haxhi Plasa njihet me batutën që kur i bie një glasë, thotë “ shyqyr që s’fluturojnë lopët”. Shaban Qosja ishte hundmadhi shitës i cili godiste klientat kur i shanin hundën me gurët e peshores, ndërsa në momentin që nuk ia përmendnin, ai ngacmohej vetë.

Këngë e valle për tu kërcyer?

Të gjithë e kemi dëgjuar e parë vallen “Ra Faja prej fikut” dhe gjithmonë çuditesha me tekstin e saj;  citoj “Ra Faja pri’ fiku nuk e zu dekiku, ra faja pri’ moni, nuk e zu akshomi.” Pra flitet për Fajën pa fat i cili ra nga fiku dhe nuk mundi të jetonte gjatë, pra nuk e zuri minuti (dekiku). Ky Faja tjetër, ka rënë nga moni (mani) dhe nuk e zuri mbrëmja (akshami) se vdiq. Në të gjitha dasmat Tiranase (dhe jo vetëm) e kemi parë të inskenuar Fajën teksa kërcen topallce dhe njerëzit që zbaviten duke kërcyer apo kërcasin gishtërijtë, kjo është fuqia e asaj që vjen nga e shkuara e largët, largon emocionin dhe vjen vetëm si një copëz fotografie kujtimi.

Tirana, qyteti i sa e sa historive është edhe qyteti i im, është edhe qyteti i 300 mijë banorëve deri në vitet 90’. Ndaj kur rrëfej histori për të më duket sikur flas për familjen time me 300 mijë banorët  më të bukur në botë, megjithë hallet e dertet Tiranase. E ketë ua servirë 1 milion banorëve të sotëm të cilët tashmë janë Tiranës të rinj, ndërsa ata të vjetrit janë aty dhe nësë do t’i dallosh, me fare pak vëmëndje kupton se përpara ke një Tirons den babaden. Se siç thotë edhe një shprehje e vjetër e saj se – Nëse nuk ke një carace në oborr, një budall në fis e një qenef (banjë)  në fund të oborrit, sje Tirons! Në fakt caracën nuk e kam, budallin në fis e kam dhe më shumë se një madje, ndërsa në fund të oborrit kam pllakën e qenefit. Raimonda Shundi (Dervishi)/

Etiketa: Kizi i PazaritShaban QosjaTirana e vjeter


Ju sugjerojmë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove
Sociale

Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

2 Qershor, 2025 9:02 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?
Sociale

Si e ndryshon trurin të folurit e shumë gjuhëve?

20 Maj, 2025 9:41 am
“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Sociale

Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport

7 Maj, 2025 10:41 am
Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan
Sociale

Barazia gjinore, paratë dhe politika në Ballkan

5 Maj, 2025 8:43 am
“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten
Kryesore

“Të ka skaduar patenta?”/ Si mund ta rinovojnë emigrantët, dokumentet që paraqiten

2 Maj, 2025 10:24 am
Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica
Sociale

Male “pa kufij”: Shebeniku dhe Jabllanica

2 Maj, 2025 9:16 am
Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente
Kryesore

Nafta në bujqësi, lehtësohen procedurat. Fermerët paraqesin më pak dokumente

30 Prill, 2025 1:40 pm
Para
A janë kokoshkat të shëndetshme?

A janë kokoshkat të shëndetshme?

Ofertë e çmendur, shikoni sa para ofron Katari për Zinedine Zidane

Ofertë e çmendur, shikoni sa para ofron Katari për Zinedine Zidane

Denoncimi/ E reja tërhoqi para në bankomat, por i ndodhi ajo që nuk e priste kurrë

Denoncimi/ E reja tërhoqi para në bankomat, por i ndodhi ajo që nuk e priste kurrë
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com