Duke vrarë sipas mënyrës së tij ishte në krye të një prej familjeve më të fuqishme të vendit, John Gotti u bë një legjendë urbane, i respektuar dhe shumë i frikësoheshin.
Ai ishte i fundit nga gangsterët klasikë, një shef mafieje që theu të gjitha rregullat, në dukje i paprekshëm falë pasurisë së tij multimilionëshe nëpërmjet prostitucionit, grabitjeve, kumarit, vjedhjeve dhe drogës. Ai vdiq në moshën 61 vjeçare.
“Ai ishte një bandit i veshur me kostum të mirë,” tha Juliette Pappa, reporterja e cila mbuloi ngjarjen Gotti në gjykatë. “Dhe kishin një kimi të mrekullueshme në së bashku.”
Jeta e Gotti-t kalonte nga dhuna e tmerrshme që shkaktonte në fitimin e admirimit të lagjes së tij, ku ai njihej për organizimin e piknikëve dhe dhënien e dhuratave.
“Unë mendoj se ai është i mirë për lagjen 101 Avenue,” tha një grua për revistën TIME në vitin 1986 kur Gotti frekuentonte atë zonë. “Nëse s’do ishte për të, lagja do të ishte e mbushur me të varur ndaj drogës”.
Tabloidët njujorkezë i dhanë atij nofkën “Dapper Don” për kostumet e tij 1.800 dollarëshe. Avokati i Gott-it, Bruce Cutler, i bëri homazhe klientit të tij me një stil të pazakontë.
“Ai është njeriu më i çmuar që kam takuar ndonjëherë,” tha Cutler në një intervistë përpara vdekjes së Gotti-t. “Nëse mendoni për emrin Joh Gotti, duhet të keni parasysh një person që ka ndikuar në botë, që në një farë mënyre ndryshoi botën”.
Për vajzën e tij, novelisten Victoria Gotti, babai i saj ishte një figurë komanduese, si çdo baba tjetër.
“Me kalimin e viteve babai im tregoi vlerat dhe moralin që donte që ne të mësonim në jetë,” thotë Victoria. Gotti arriti famën dhe pasurinë me një kosto të madhe.
Ish-agjenti i FBI-ë, Bruce Mouw, që ndihmoi në dënimin e kriminelit dikur tha: “John Gotti është një vrasës gjakftohtë. Ai është përgjegjës për vrasjen e shumë personave. Ai është një bos i egër e i pamëshirshëm.
Askush nuk i dha asgjë, të gjitha i mori vetë
Gotti lindi më 27 tetor 1940 në Nju Jork, në një familje të madhe punëtorësh. Babai i tij Joseph, ishte punonjës sanitar. Në vitet ’50, familja Gotti, që kishte shumë pak para lëvizi në një lagje në Bruklin, të quajtur Nju Jorku i Lindjes. Atje, Gotti përfundoi rrugëve pasi e përjashtuan nga shkolla.
“Ai ishte një nga 11 fëmijët që nuk kishte as mundësi e as para në jetë,” tha Cutler. “Por ai shfrytëzoi mundësit e tij. Askush nuk i dha asgjë”.
Takimi i parë me krimin për bosin e mafias nuk ishte sukses. Në moshën 14-vjeçare, Gotti, një anëtar i bandave të rrugës, u përpoq të vidhte një përzierës çimentoje. Plani dështoi kur përzierësi u përmbys dhe i zuri gishtin e madh. Gotti i tha policisë së ishte vetëm një lojë fëmijërie.
Në 5 vitet e ardhshme, Gotti u arrestua 5 herë nën akuza të ndryshme. Në vitin ’66, ai bëri një veprim fatal duke kaluar në lagjen Queens në Nju Jork, ku u përfshi në familjen e fuqishme kriminale Gambnino, të drejtuar nga kumbari i mafias Carlo Gambino. Gotti shumë shpejt u “diplomua” në sektorin e vjedhjeve për një kohë të shkurtër.
Në vitin 1973, ai fitoi kredibilitet në familjen mafioze pasi mori përsipër vrasjen e James McBratney, një anëtar i një bande amerikano-irlandeze që dyshohej se kishte rrëmbyer e vrarë nipin e Gambinos.
“Vrasjet e shumta e ngritën në karrierë drejt suksesit,” thotë Selvin Raab, një ish-reporter për New York Times që mbulonte krimin e organizuar. “Carlo Gambino, që ishte atëherë kreu i familjen në vitet ’70, i dha atij një avokat shumë të zgjuar, Roy Cohn”.
Një yll në ngjitje në krimin e organizuar
Pasi Gotti përfundoi një dënim 2-vjeçar me burg për vrasjen e McBratney, Carlo Gambino vdiq. Paul Castellano, kushëriri i Gambinos, u vendos kreu i familjes.
Në atë kohë, Gotti ishte një yll në ngjitje brenda familjes, dhe pa e ditur edhe Castellano, ishte një nga rivalët e tij. Castellano kishte ndjekur traditën e vjetër të anëtarëve të Gambinos, por stili i Gotti-t i përkiste gjeneratës së re, një grup që ndryshe nga Castellano e shihte pasurinë tek tregtia e heroinës.
Pati tensione mes dy grupeve në familje. “Në vitin 1985, pati mosmarrëveshje serioze mes fraksionit të familjes Gotti dhe bosit të asaj kohe, Paul Castellano. Dhe çështja kryesore ishte se Castellano dyshonte se ekipi i Gottit po angazhohej në trafikimin e heroinës” rrëfen agjenti Mouw.
Castellano nuk donte të përfshihej në tregtimin e drogës nga frika se mos ekspozoheshin shumë ndaj policisë. Ata po bënin shumë para duke kontrolluar biznese diskrete si ndërtimi e shërbimet private të kanalizimeve.
Gjatë kohës kur problemet ligjore filluan për Castellano-n, kjo ishte mundësia e Gotti-t për të lëvizur. Ai vendosi ta vriste Castellano-n dhe të merrte drejtimin e familjes Gambino.
Rregullat e mafias në atë kohë i kërkonin Gottit miratimin nga 4 krerët e tjetër të familjeve mafioze në Nju Jork, që kolektivisht njiheshin si “Komisioni”.
Pavarësisht rregullave Gotti nuk kërkoi leje
“Ai në mënyrë të fshehtë mori mbështetjen e dy familjeve të tjera,” thotë Mouw. “Kështu përderisa nuk mori aprovimin e Komisionit, ai vendoi të vazhdonte me të tije, dhe ishte i suksesshëm”.
Më 16 dhjetor 1985, Gotti dhe banda e tij e vogël e komplotistëve të familjes Gambino pritën për Castellano-n jashtë një shtëpie në Manhattan. Castellano nuk arriti të hipte kurrë në makinë pasi u mbulua nga plumbat.
Pasi fitoi mbështetjen e krerëve të grupimeve të tjera të familjes Gambino, dhe në të njëjtën kohë, pasi mori edhe mbështetjen e tre prej katër familjeve të tjera mafioze në New York, Gotti, mblodhi një skuadër ekzekutimi dhe në 16 Dhjetor 1985 ai arrin që të vrasë Castellanon dhe zëvendësin e tij të ri Tommy Bilotti, përpara restorantit “Sparks Stake House” në Manhattan. Pas një aksioni të tillë, Gotti u bë bosi i ri i familjes Gambino.
Duke drejtuar familjen nga lokali i tij në Little Italy, Manhattan, Gotti tregoi bindshëm se, nuk ishte thjesht një gangster i nivelit të ulët, por një lider i vërtetë. Në gjyqet e shumta kundër tij ai kurrë nuk e përzuri median, por përkundrazi ai i donte ata. Ai e admironte jetën si gangster i famshëm. Ai pëlqente të dilte me një kostum 2000 dollarësh dhe të buzëqeshte përpara kamerave ose t’i jepte 100 dollarë një lypësi në rrugë.
Pasi fitoi shumë gjyqe (njëri madje falë një bakshishi që pagoi zëvendësi i tij Salvatore Gravano) ai u bë shumë i famshëm, madje në vitin 1986, ai doli në kopertinën e revistës “Time”.
Ai ndjehej i pathyeshëm. Një Al Capone i ri.
Gjatë kohës që ai ishte në krye i kërkonte anëtarëve të tjerë të familjes që të mblidheshin së bashku dhe kur dikush e pyeti se mos një gjë e tillë mund të ngjallte dyshimet e policisë ai u përgjigj se nuk merakosej shumë për të. “Pse të kemi frikë? Jemi disa italianë që mblidhemi së bashku, është tradita jonë…”, u përgjigj Gotti.
Brenda disa javësh, Gotti, u zgjodh kumbari i ri i familjes Gambino. Shumë shpejt pushteti i tij filloi të njihej. “Ai e dashuronte këtë stil jete,” thotë Raad, ish-shkrimtar i TIME. “Ai ndryshoi brenda natës, papritur veshte kostume të shtrenjta e të qëndisur nga rrobaqepës italianë, çdo gjë pompoze që binte në sy. Ai me të vërtetë mendonte se ishte në krye të botës”.
“Ai kërkonte të ishte në qendër të vëmendjes,” tha një reporter radioje. “Ishte performanca e një ylli. Ishte diçka për t’u biseduar. Diçka për t’u raportuar, diçka e re për krimin e organizuar”.
Jerry Capeci nga Gjykata Penale e Nju Jorkut, që ka shkruar disa libra rreth krimit të organizuar kujton Gotti-n.
“Mendoj se ai e dashuronte veten më shumë se sa media atë,” thotë ai. “Ndriçonte ngado që shkonte, gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrë”.
Reputacioni i tij e ndoqi atë edhe në sallën e gjyqit. Ai doli pa dëme nga tri raste penale të ngritura kundër tij që nga viti 1986. Akuzat kishin të bënin me sulme të dhunshme e shantazhe.
Arma sekrete e qeverisë
Në fund, ishte tendenca e Gotti-t për të qenë në qendër të vëmendjes dhe ekspozimi në publik që sollën rënien e tij.
“Ai e kryente biznesin e tij në qendër të Manhatanit dhe “ftoi” FBI-në të merrte fotot e të gjithë gangsterëve në familjen e tij kriminale që kishin ardhur për ta vizituar nga Nju Xhersi, Konektikat, etj,” tha Capeci.
Kamerat e FBI-së i kapën të gjitha. “E akuzuan Gotti-n me 4 vrasje, konspiracion për të vrarë dikë tjetër, pengim të drejtësisë, lojra fati ilegale dhe evazion fiskal,” tha John Maloney, avokat amerikan që mbikqyri ndjekjen e Gotti-t, në kohën e aktakuzës në vitin 1990.
Edhe pse Gotti kishte provuar të ishte i paprekshëm në përpjekjet e fundit për ta dënuar atë, këtë herë qeveria kishte një armë sekrete – dëshminë e Sammy Gravano-s, një anëtar i familjes Gambino.
Gravano, një vrasës i dyshuar, bëri marrëveshje me qeverinë, në këmbim të dëshmisë së tij do të merrte një dënim më të lehtë.
Qeveria gjithashtu kishte regjistrime në kaseta që tregonin se Gotti urdhëronte për vrasje. “Ai kurrë nuk e përdori fjalën ‘vrasje’ por e dëmtoi veten këtë herë sepse në gjyq ishte Gravano, që dëshmonte se në rastet e regjistruara në kaseta flitej për vrasje,” tha Raab.
Më 2 prill 1992, Gotti u dënua për pesë vrasje. Familja Gambino tani dukej se mbeti pa një lider. Por pavarësisht dënimit me burg, Gotti nuk kishte ndërmend të dilte në pension. Nga burgu, Gotti caktoi një komitet që përfshinte djalin e tij John i Riu, që atëherë ishte 28 vjeç, për të drejtuar familjen Gambino. Anëtarët e asaj kohe filluan mos ta pëlqenin John-in e ri.
“Ai duke qenë i ri dhe i papjekur, kishte një ego të madhe, ashtu si e babait të tij, nuk kishte respektin e familjeve të tjera. Ishte i paefektshëm e mediokër,” thotë Mouw.
Më 3 dhjetor 1999, John Gotti i Ri u akuzua për shantazh dhe e la familjen Gambino nën kujdesin e vëllait të tij më të madh Peter Gotti.
Ndërsa pushteti i Gambino-s filloi të zbehej me sëmundjen e tij kancer në fyt, familja Gambino mbeti një hije e vetvetes.
Megjithatë, vdekja e tij u interpretua sikur John Gotti i shpëtoi dënimit edhe njëherë, pasi kaloi vetëm 10 vjet pas hekurave dhe në një moshë relativisht të re, vetëm 61-vjeç ai vdiq. Gerald Shargel që e përfaqësoi Gottin në disa seanca gjyqësore tha se, ai ishte shumë njeri i veçantë dhe fatkeqësisht ditët e fundit të tij u karakterizuan nga vuajtje të mëdha. “Unë e vizitova atë në një kohë shumë të vështirë. Ai sapo ishte operuar dhe ishte shpërfytyruar komplet, por kur ai nisi të fliste ishte i njëjti John Gotti, duke mos dashur t’i japë askujt kënaqësinë se ai po ankohej”, tha Shargel.
Ndërsa, avokati i famshëm i Gottit, i cili nuk u lejua që ta mbronte atë në gjyqin e fundit, Bruce Cutler tha: “Ju kurrë nuk do të shihni një njeri si John Gotti”.
“Mendoj se Gotti do të mbetet një figurë e shekullit 20. Nuk mendoj se do të ketë një tjetër të tillë në shekullin 21,” thotë Pappa. “Mendoj se ishte unik. Ndoshta ishte një rikthim në kohët e vjetra, gjëra të cilat nuk i shohim më. Kishte fuqinë e një ylli. Agresiviteti i tij, pamja, veshja e çdo gjë tjetër e bënin unik”. /CNN/ Tirana Observer/