Filmi vizatimor “E bukura dhe bisha” të cilin deri më tani e kemi parë në stacionet televizive për fëmijë kemi mundësinë ta shohim në kinema.
Studiot e Hollywood-it kanë arritur ta kthejnë përrallën nga film vizatimor në një film të vërtetë, ku aktore kryesore është Emma Watson.
Por qytetarët amerikanë të Alabamës nuk do të kenë mundësi ta shohin filmin në kinema sepse drejtuesit artistikë kanë vendosur të ndalojnë çdo shfaqje të filmit. Dhe kjo për shkak të personazhit homoseksual në film.
Çifti Laney, që ka nën zotërim kinemanë, është shprehur se besimi i tyre fetar dhe parimet morale e bëjnë të pamundur transmetimin e filmit.