Persona të maskuar mësohet të kenë grabitur gjatë mbrëmjes shtëpinë e një të moshuari në Memaliaj. Ata kanë hyrë me dhunë në shtëpinë e 80-vjeçarit Hiqmet Ramadani ku kanë grabitur një shumë prej 1.2 milionë lekësh.
Bëhet e ditur se grabitësit kanë dhunuar të moshuarin, i cili jetonte i vetëm në shtëpi pasi i kanë marrë shumën e parave janë larguar.
I moshuari është shoqëruar në spitalin e Memaliajt ku ka marrë ndihmën e para dhe më pas është transportuar për në spitalin rajonal “ Omer Nishani “ Gjirokastër për ndihmë mjekësore më të specializuar./Opinion.al/