Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur me ironi akuzave që bëri grupi i Sali Berishës sot pasi doli nga selia blu.
Sipas Berishës dhe mbështetësve të tij, në selinë e PD kishte persona të armatosur.
Duke qeshur Basha tha se Tabaku e Zhupa ishin të armatosura me kallashnikov, Hasa me murtajë, ndërsa Flutura Açka kishte vetëm një pistoletë me silenciator.
“Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa ishin armatosur me kallashnikov, Endri Hasa u kap në flagrancë në praninë e një murtaje dhe Açka kishte një pistoletë me silenciator”-tha Basha me ironi./Opinion.al