Tre persona të armatosur janë futur brenda një lokali në rrugën e vjetër Lezhë-Milot.
Personat e armatosur pasi janë futur në lokal kanë kërcënuar një grup të rinjsh që ishin ulur në një tavolinë.
Nga pamjet shihen personat me automatik dhe njëri prej tyre i afrohet të rinjve dhe u kërkon mjetet e identifikimit.
Pasi shohin identitetin e tyre personat e maskuar dhe të armatosur dalin nga lokali dhe largohen. Sipas informacioneve, ata nuk kanë grabitur asgjë, duke e bërë dhe më të mistershme ngarjen që mund të kishte shkaktuar dhe viktima.
Deri më tani në Policinë e Lezhës nuk ka pasur asnjë denoncim mbi këtë rast, ndërsa ende nuk dihet qëllimi i personave të armatosur.