Partia Demokratike mund ta përshkallëzojë protestën e saj për zgjedhjet e lira. Vendimi nuk është marrë ende, por kreu i opozitës Lulzim Basha e diskutoi përhapjen e protestës në disa pika të ndryshme të vendit, në një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokatike.
Burimet i thanë opinion.al se një nga opsionet është bllokimi i disa akseve kombëtare. I pyetur për kohën kur do të nisin protestat në rrethe, burimi që preferoi të mbetej anonim tha se “protestat do të zhvillohen përpara protestës së madhe të 7 Majit në Kavajë”. Nuk përjashtohet mundësia e mosbindjes civile në këto tubime në rrugë apo qytete kryesore të vendit. /Opinion.al