Protestuesit kanë rrëzuar barrierat metalike para Kryeministrisë dhe kanë tentuar t’i afrohen kordonit të policisë, gjatë protestës që po zhvillohet nga opozita.
Protesta e PD përballë kryeministrisë është përshkallëzuar pak minuta pasi ish-kryeministri Sali Berisha mbylli fjalën e tij, të cilën e mbajti përmes një video-konference.
Disa nga protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov kapsolla në shkallët e godinës së kryeministrisë.
Ndërsa disa prej militantëve me flamur të PD në duar kanë tentuar të kalojnë kordonin e vendosur nga policia.