Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përshkallëzohen luftimet Azerbajxhan-Armeni për Nagorno Karabakun

2020/10/05 at 12:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Përshkallëzohen luftimet Azerbajxhan-Armeni për Nagorno Karabakun

Forcat azerbajxhanase dhe armene u përfshinë në luftime të ashpra mbi territorin e kontestueshëm të Nagorno Karabakut, më 4 tetor.


Luftimet ndodhën në kryeqytetin e rajonit të shkëputur dhe qytetet e Azerbajxhanit, të cilat u goditën me raketa. Luftimet e fundit shënojnë përshkallëzimin më të keq në këtë konflikt.

Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shënjestrimin e civilëve gjatë konfliktit, derisa nuk po tregojnë shenja të një ndaljeje të mundshme të luftimeve.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar më 4 tetor dënoi, siç tha “bombardimet pa kriter dhe sulmet tjera të pretenduara të paligjshme përmes përdorimit të armëve në qytete dhe zona të tjera të populluara”.

Më shumë se 200 njerëz janë vrarë, përfshirë shumë civilë, që kur shpërthyen luftimet javën e kaluar. Numri i vërtetë i viktimave besohet të jetë më i lartë pasi Azerbajxhani nuk ka publikuar humbjet e tij.

Luftimet e fundit shënojnë përshkallëzimin më të madh të konfliktit disa dekadësh mbi rajonin, i cili është njohur ndërkombëtarisht si territor i Azerbajxhanit, por kontrollohet nga separatistët etnikë armenë me lidhje të ngushta me Jerevanin.

Forcat armene mbajnë gjithashtu kontrollin në shtatë rajone ngjitur me Nagorno Karabakun.

Autoritetet e Nagorno Karabakut, thanë më 4 tetor se kanë vazhduar për të tretën ditë me rradhë sulmet me raketa dhe artileri në kryeqytetin Stepanakert dhe qytetin afër – Shushit- duke plagosur një numër të paspecifikuar civilësh dhe duke dëmtuar infrastrukturën.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, tha se forcat armene sulmuan me raketa dhe artileri qytetin e dytë më të madh të vendit – Ganca .

Konflikti tashmë ka dalë përtej rajonit të diskutueshëm të Nagorno Karabakut.

Në mbrëmje, Azerbajxhani tha se tre raketa kishin shënjestruar qytetin e Mingacevir, i vendosur 100 kilometra nga vija e frontit. Në këtë qytet ndodhet një hidrocentral strategjik dhe diga më e madhe në rajonin e Kaukazit.

Autoritetet thanë se një raketë plagosi pesë civilë, ndërsa dy të tjera nuk shpërthyen. Dy raketa tjera kishin shpërthyer afër kryeqytetit, Baku.

Ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit, Zakir Hasanov tha se granatimet e territorit të Azerbajxhanit nga ana e Armenisë janë një provokim i hapur që zgjeron zonën e betejës.

Ai tha se Azerbajxhani mori “masa hakmarrëse”. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë mohoi pretendimet se janë sulmuar Ganca, Mingacevir ose qytete të tjera.

Por, udhëheqësi de fakto i Nagorno Karabakut, Arayik Harutiunian, tha se forcat e tij kishin shënjestruar një bazë ushtarake në Ganca dhe se ai më vonë urdhëroi ndalimin e sulmeve për të shmangur viktimat civile.

Ai tha se sulmi ishte “zjarr paralajmërues” dhe do të “vazhdonte për në qytete të tjera” si përgjigje ndaj ofensivës së Azerbajxhanit.

Azerbajxhani më 4 tetor pretendoi se kishte plagosur Harutiunian si hakmarrje për sulmin ndaj Ganca, njoftoi Shërbimi Azerbajxhanas i Radios Evropa e Lirë.

Hikmat Hajiyev, një ndihmës i presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se Harutiunian ishte fshehur në një bunker dhe ishte plagosur në një sulm të shënjestruar. Pretendimi nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.

Presidenti i Azerbajxhanit kërkoi që Armenia të vendosë një afat kohor për tërheqjen nga Nagorno Karabaku dhe territoret përreth Azerbajxhanit, duke thënë se Azerbajxhani nuk do të ndalë veprimet ushtarake derisa kjo të ndodhë.

Aliyev tha se forcat azerbajxhanase po përparonin përmes ofensivës një javore për të rimarrë territoret që ata humbën ndaj armenëve etnikë në vitet 1990. Ushtria e Azerbajxhanit thotë se ka rimarrë kontrollin e shtatë fshatrave që kur shpërthyen luftimet.

“Azerbajxhani ka një kusht, dhe ai është çlirimi i territoreve të tij,” tha ai. Turqia, e cila po mbështet hapur Azerbajxhanin në këtë konflikt, ka bërë kërkesa të ngjashme.

Fuqitë botërore kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm pasi janë të shqetësuara se dhuna mund të shndërrohet në një luftë të plotë midis dyja vendeve.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia – bashkë-kryesuesit e të ashtuquajturit Grupi i Minskut që ka udhëhequr përpjekjet e paqes mbi Nagorno Karabakun që nga fillimi i viteve 1990 nën kujdesin e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) – kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe rifillimin e negociatave.

Armenia ka thënë se është e gatshme të përfshihet në bisedime paqësore përmes OSBE-së.

Sidoqoftë, Olesya Vartanyan, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave i tha Radios Evropa e Lirë se, për momentin, konflikti duket se po intensifikohet dhe ka përfshirë edhe më shumë zona civile.

“Luftimet vazhdimisht përshkallëzohen me më shumë sulme [në] zona civile dhe po përdoren armë më të përparuara “, tha Vartanyan, duke shtuar se “përhapja e luftimeve në zonat larg vijës së frontit është ajo që ne do të vazhdojmë të shohim në ditët e ardhme”.

Azerbajxhani dhe Armenia janë përfshirë në një konflikt mbi rajonin malor që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Ato zhvilluan një luftë që përfundoi më 1994 në të cilën rreth 30,000 persona u vranë dhe qindra mijëra të tjerë u zhvendosen./ REL



Ju sugjerojmë

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun
Kronikë

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun

12 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë
Kronikë

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë

12 Dhjetor, 2025 2:26 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Le Monde: Ukraina e gatshme të pranojë një zonë të demilitarizuar në Donbas

12 Dhjetor, 2025 1:16 pm
Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit
Bota

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit

12 Dhjetor, 2025 12:38 pm
GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn
Aktualitet

GJKKO shtyn për në 5 janar seancën për Veliajn

12 Dhjetor, 2025 11:58 am
“Aplikoni për kreditë e buta”, Veliaj thirrje qytetarëve nga qelia: Janë 1200 kuota në dispozicion
Aktualitet

GJKKO, Veliaj shfuqizon avokatin e tij dhe kërkon të dalë nga kafazi i qelqit

12 Dhjetor, 2025 11:14 am
Banka Qendrore e Rusisë:Planet e BE për përdorimin e aseteve tona, të jashtëligjshme
Bota

Banka Qendrore e Rusisë:Planet e BE për përdorimin e aseteve tona, të jashtëligjshme

12 Dhjetor, 2025 10:46 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Padia e kryeministrit/ Kushtetuesja mblidhet për të vendosur për shqyrtimin

12 Dhjetor, 2025 10:19 am
Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë
Bota

Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë

12 Dhjetor, 2025 10:08 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Mbajtën peng një person për 2 javë për t’i marrë 70 mijë euro, arrestohen 3 persona

12 Dhjetor, 2025 9:53 am
Para
Rama: Nuk pengohen koalicionet, çifti Luli-Mona na duhet bashkë

Rama: Ilir Meta flet me një gjuhë që i shkon me viktimat e OFL

Rama ngre tonet: Partitë e vogla s’i kanë sjellë asnjë të mirë vendit

Rama ngre tonet: Partitë e vogla s’i kanë sjellë asnjë të mirë vendit

Hetim ndërkombëtar për teatrin, Rama i përgjigjet Metës

“Mos guxo“, Meta paralajmëron Ramën: Do ëndërrosh fatin e shokut tënd
















TE FUNDIT

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun

I akuzuar për 14 vepra të rënda kriminale, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun
12 Dhjetor, 2025

Në seancën paraprake të kësaj të premteje, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar...

Lexo më shumë

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, njëri qëllon edhe me thikë
12 Dhjetor, 2025

Njëri prej autorëve kryesorë të dyshuar në rrahjen masive në Shkodër është arrestuar nga policia e Shkodrës. Forcat “Shqiponja” kanë...

Lexo më shumë

Le Monde: Ukraina e gatshme të pranojë një zonë të demilitarizuar në Donbas

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
12 Dhjetor, 2025

Ukraina është i gatshëm të pranojë krijimin e një zone të demilitarizuar në Donbas. Kështu shkruan Le Monde, duke cituar...

Lexo më shumë

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit
12 Dhjetor, 2025

Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit, presioni mbi EBU Nemo, këngëtari zviceran dhe fituesi i Eurovision 2024, ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com