Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në Sarandë.
Uniformat blu bëjnë me dije se zjarri në automjetin në pronësi të shtetasit me inicialet M.B të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Fatmirësisht, si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 18:20, në lagjen nr.4, Sarandë, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M. B, ku janë shkaktuar vetëm dëme material”, njofton policia.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al